• Kontakt
Wednesday, April 14, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Masat shtrënguese na kanë ndihmuar jashtëzakonisht”, Rama jep lajmin e mirë: Po studiojmë disa lehtësime me pikatore të lëvizjes nga java e ardhshme

01/04/2020
in Aktualitet, Kryesore
“Masat shtrënguese na kanë ndihmuar jashtëzakonisht”, Rama jep lajmin e mirë: Po studiojmë disa lehtësime me pikatore të lëvizjes nga java e ardhshme
126
VIEWS

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se nga java e ardhshme do të fillojnë disa lëshime me pikatore për lëvizjet, nëse, siç tha ai, shifrat e të prekurve nga koronavirusi do fillojnë të bien. “Masat shtrënguese na kanë ndihmuar jashtëzakonisht në uljen e agresivitetit të armikut, që na ka dëmtuar më pak se sa parashikimet tona.

Krahasojeni me katastrofën që mund të gjendeshim nëse s’do kishim marrë masat.

Jo vetëm do ishim duke numëruar mbi 100 të vdekur tani që flasim, por do përjetonim tmerrin e mijëra të vdekurve deri në fund të luftës.

Kjo nuk do të thotë që katastrofa është shmangur përfundimisht e mos o zot të lëshoni veten tani kur lufta nuk ka shkuar ende në gjysmë.

E di që s’është e lehtë të vazhdojmë kështu, por nuk kemi asnjë rrugë tjetër. S’dua të entuziasmoj askënd para kohe, por dua t’ju informoj se po detajojmë për lehtësim gradual të masave që do hyjnë në zbatim menjëherë sapo të shohim fillimin e rënies së kurbës.

Nuk e dimë se kur, por dimë që deri në mes të prillit do mësojmë shumë mbi sa thellë është shtrirë ky armik i padukshëm mes nesh.

Po studiojmë disa lehtësime të lëvizjes që i kemi gati me ndihmën e zotit, duke filluar me pikatore nga java e ardhshme, po qe se, numrat deri të dielën, do na lejojnë ta marrim në konsideratë pikatoren”, tha Rama.

Gjithashtu Rama foli edhe për familjet që marrin ndihmë, bonusin e mjekëve apo regjistrimin e bizneseve të mbyllur online, ku përfshihen dhe taksitë.

“Nëse e ke mbyllur biznesin, je i lutur të aplikosh te faqja online ku deri sot 1852 persona aplikuan. Në këtë paketë përfshihen edhe shoferët e taksive.

Është gati për lëvrim edhe dyfishi i ndihmës ekonomike. Do të japim mjetet e ekzistencës për këtë kategori.

Të gjithë do të marrin në dorë çdo qindarkë paratë e premtuara. Pavarësisht presonit, bujqësia nuk është ndalur së prodhuari dhe të dhënat e doganave për marsin dhe 3 mujorin e parë të vitit tregojnë rritje inkurajuese.

Fatmirësisht fshati është më pas i rrezikuar se qyteti dhe me masat e marra e favorizojnë vazhdimësinë e aktivitet prodhues, grumbullues dhe shpërndarës. Çekuilibrimi i tregjeve ndërkombëtarisht mbetet problem, por e përgjithshmja është inkurajuese.

Sistemi ynë shëndetësor deri tani është në gjendje shumë të qëndrueshme, ky është një lajm i mirë. Vazhdojmë me furnizimin e stokut të luftës nëse mund të vijnë ditë më të këqija.

Mjekët dhe infermierët që janë në vijën e zjarrit do të marrin pagën mujore dhe 1 mijë euro bonus. Personeli mbështes, deri tek sanitarët dhe shoferët e urgjencës kombëtare do të marrin 500 euro plus pagës deri sa pacienti i fundit të lërë spitalet tona”, tha Rama. (TemA)

ShareTweetSendSend

Related Posts

“Numri ID përdoret kudo”! Koordinatori i IT në PD: Nuk aludoj dot që të dhënat janë marrë nga e- Albania
Aktualitet

“Numri ID përdoret kudo”! Koordinatori i IT në PD: Nuk aludoj dot që të dhënat janë marrë nga e- Albania

13/04/2021
Shqetësimi nga Greqia: Stërvitja e NATO-s e rrezikshme, na vë nën kërcënimin rus
Aktualitet

Shqetësimi nga Greqia: Stërvitja e NATO-s e rrezikshme, na vë nën kërcënimin rus

13/04/2021
Pasi dogji Luan Ramën, Ilir Meta sponsorizon kandidaten “adoleshente” në Vlorë si specialiste e re e Shpk LSI
Aktualitet

Pasi dogji Luan Ramën, Ilir Meta sponsorizon kandidaten “adoleshente” në Vlorë si specialiste e re e Shpk LSI

13/04/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In