• Kontakt
Monday, March 1, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Sport

Letra e ndjerë e armenit Mkhitaryan: Ndaleni këtë luftë shkatërruese!

07/10/2020
in Sport
Letra e ndjerë e armenit Mkhitaryan: Ndaleni këtë luftë shkatërruese!
7
VIEWS

Henrikh Mkhitaryan denoncon krimet e luftës, ndërkohë që përmes një letre i dërgon një mesazh presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, atij të Rusisë Vladimir Putin dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Mesfushori i Romës tregon gjendjen në vendin e tij dhe bën thirrje që të vendoset paqja mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

LETRA – “Unë jam një atlet profesionist që përfaqësoj me krenari Armeninë në të gjithë botën dhe sot e shkruaj këtë letër me shumë shqetësim. Ndërsa bota dëshmon një luftë tragjike të paparë në Karabak, më lejoni të shpreh shqetësimin e thellë që vendi është në rrezik të madh.

Ndërsa lufta hyn në javën e dytë të përplasjeve, Armenia dhe Artaskh vazhdojnë të mbrojnë të drejtën e tyre për të qenë një komb i pavarur, për të vazhduar të ekzistojnë në territoret e okupuara historikisht dhe për të ruajtur trashëgiminë e vlerave të krishtera të njohura në të gjithë botën.

Me përshkallëzimin e përplasjeve ushtarake ditët e fundit, është jashtëzakonisht e trishtueshme të shohësh se si ushtria azerbajxhanase synon qëllimisht objektiva të tilla si shkolla dhe kopshte, banesa civile, spitale dhe infrastrukturë tjetër, në kryeqytet dhe në qendra të tjera të populluara dendur.

E gjithë kjo mund të përkufizohet vetëm si një krim lufte dhe situata aktuale është në prag të katastrofës humanitare. Përveç kësaj, e gjithë kjo ndodh me ndërhyrjen e luftëtarëve të huaj dhe pranë kufijve të Konfederatës Ruse dhe Bashkimit Evropian, një fakt që përbën gjithashtu një kërcënim të drejtpërdrejtë për vendet tuaja.

Ne kemi mbetur vetëm në betejën tonë kundër terrorizmit ndërkombëtar. Si një aleat historik i Armenisë ndërhyrja juaj për të ndaluar këtë luftë shkatërruese ka një rëndësi jetike. Të rinjtë tanë vdesin në front ose janë me aftësi të kufizuara në mënyrë të pakthyeshme, në vend që të kenë mundësinë të marrin pjesë në ndërtimin e së ardhmes së vendit. Nga thellësia e zemrës time ju kërkoj të bëni gjithçka që keni në fuqinë tuaj për të ndaluar këtë tragjedi dhe për t’i kthyer palët përsëri në negociata paqësore”, shkruan Mkhitaryan.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Miku i Ilir Metës, që u bë shqiptarë për 64 orë, e që i fali mijëra hektarë tokë, dënohet me burgim të përjetshëm
Aktualitet

Miku i Ilir Metës, që u bë shqiptarë për 64 orë, e që i fali mijëra hektarë tokë, dënohet me burgim të përjetshëm

24/02/2021
Verdiktet e javës së 20-të të Superiores: Gafa e Vllaznisë ndez garën për titull, përfitojnë ndjeksit
Sport

VIDEO: Partizani hapi portën, goli që po shkakon polemika për një gjest “fair-play”

22/02/2021
Verdiktet e javës së 20-të të Superiores: Gafa e Vllaznisë ndez garën për titull, përfitojnë ndjeksit
Sport

Verdiktet e javës së 20-të të Superiores: Gafa e Vllaznisë ndez garën për titull, përfitojnë ndjeksit

21/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In