• Kontakt
Monday, April 12, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Lefter Alla të pezullohet deri sa të dalë e vërteta”! PS del me reagimin e fortë për kryebashkiakun e akuzuar nga PD dhe Artan Hoxha

23/01/2020
in Aktualitet, Kryesore
“Lefter Alla të pezullohet deri sa të dalë e vërteta”! PS del me reagimin e fortë për kryebashkiakun e akuzuar nga PD dhe Artan Hoxha
96
VIEWS

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka reaguar për herë të parë në emër të Partisë Socialiste për videon e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili shfaqet duke thithur kokainë.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, Manja tha se drejtësia të hetojë menjëherë për të zbardhur të vërtetën mbi kryebashkiakun Alla, ndërsa theksoi se ai duhet të pezullohet nga detyra.

“Më lejoni të ndaj përgjegjësinë politike të PS me përgjegjësinë e institucioneve shtetërore dhe atë individuale të personave. PS e ka bërë të qartë se nuk bëhet mburojë për asnjë person publik, qoftë i zgjedhur në nivel vendor apo qëndro, nëse bie ndesh me ligjin. Këtë demonstrim të vullnetit të saj politik, PS e ka shprehur me votë, por edhe me qëndrime publike, që kur votuam ligjin për Dekriminalizimin dhe reformën e drejtësisë, por edhe me qëndrimin që ka mbajtur me disa të zgjedhur lokalë, për të cilët ka pasur denoncime publike.

Edhe në rastin konkret, PS është e qartë. Sa i përket përgjegjësisë së institucioneve shtetërore, askujt nuk mund t’i bëhet një gjyq publik, pa u shprehur agjencitë ligjzatuese. Pra, do duhet që Prokuroria të shprehet për rastin.

Nëse prokuroria do dalë në konkluzionin se videoja është rast konkret, institucionet shtetërore duhet të marrin masa. Në rast se ky person jep dorëheqjen sot, dhe nesër organet e drejtësisë thonë se videoja ishte shatanzh? Ai nuk mund të rikthehet në detyrë. Mendoj se rasti konkret, për sa kohë SPAK ka filluar hetimin dhe e përgëzoj, që ka reaguar shpejt, dhe e inkurajoj ta zbardhë një orë e më parë, që të mbyllet debati.

Nëse kryebashkiaku është në konflikt me ligjin, është në përgjegjësinë e qeverisë të ndërmarrë të gjitha masat për ta shkarkuar nga detyra. Por, duhet të dimë cila është e vërteta. Është rasti të flasë drejtësia. Për përgjegjësinë morale është në ngarkim të vetë kryetarit të bashkisë. Duhet të kemi një hetim të paanshëm, të shpejtë dhe objektiv dhe derisa të flasë drejtësia kryebashkiaku mendoj se duhet të jetë i pezulluar. Por, nuk mendoj për shkarkim pa folur drejtësia”, tha Manja.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, një tjetër ish-ministër i LSI merret në pyetje tek Krimet e Rënda
Aktualitet

Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, një tjetër ish-ministër i LSI merret në pyetje tek Krimet e Rënda

11/04/2021
Olldashit i “rrëmbejnë” dhe gjysëm rrugën Tiranë- Elbasan! Basha në majë të makinës hiqet si ndërtuesi: E mbajta fjalën për tunelin e Krrabës, më besoni tani?!
Aktualitet

Olldashit i “rrëmbejnë” dhe gjysëm rrugën Tiranë- Elbasan! Basha në majë të makinës hiqet si ndërtuesi: E mbajta fjalën për tunelin e Krrabës, më besoni tani?!

11/04/2021
“Po merren të dhënat e qytetarëve nga serverat në selinë e PS”, pas akuzave të rënda të Partisë Demokratike, reagon e-Albania
Aktualitet

“Po merren të dhënat e qytetarëve nga serverat në selinë e PS”, pas akuzave të rënda të Partisë Demokratike, reagon e-Albania

11/04/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In