• Kontakt
Saturday, April 17, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lajmi i fundit/ Shkon në 33 numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri! 1 mjek i prekur në Durrës

13/03/2020
in Aktualitet, Kronike
E dashur infermjere, i dashur doktor…!
117
VIEWS

Në njoftimin zyrtar të ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se mjeku është vetëizoluar dhe gjendja e tij paraqitet stabël, e ndërsa ka një rritje të pacientëve që janë të shkruar në Infektivin e QSUT. Në informacionin zyrtar të ditës së sotme, raportohet se në Infektivin e QSUT janë 8 persona të shtruar, e ndërsa 25 rastet e tjera janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi. Në vetëkarantinim , që do të thotë të dyshuar, janë 177 persona.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 19 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 1 rast
Elbasan 2 raste
Fier 4 raste
Rrogozhinë 2 raste

“Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19, për të cilët ju kemi informuar në daljet e mëparshme.
Në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457.
Deri në këto momente janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 33 raste, nga të cilat:
8 prej të cilëve janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina)
25 raste janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 19 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 1 rast
Elbasan 2 raste
Fier 4 raste
Rrogozhinë 2 raste

Siç ju kemi bërë të ditur në daljet e mëparshme, pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë, ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës.
Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit.
Nga numri total i të prekurve nga COVID-19 janë 25 persona të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore dhe 177 të vetëkarantinuar.
Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se tashmë që OBSH ka shpallur pandeminë na koronaviriusi masat që janë marrë duhet të merren seriozisht.

“OBSH ka shpallur pandeminë nga koronavirusi i ri që do të thotë se bota ka transmetim komunitar në më shumë se 2 kontinente. Kjo është një situatë që duhet vlerësuar me seriozitet dhe masat që janë marrë për distancimin social duhet të merren me seriozitet. Ne do të vazhdojmë me gjurmimin e rasteve në terren dhe nuk është e nevojshme që çdo person të testohet”, tha Bino.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Sa teste të shpejta u bënë në 24 orët e fundit? Ministria e Shëndetësisë jep detajet
Kronike

Covid-19 në 24 orët e fundit: Përmirësim spektakolar i situatës, 179 infektime dhe 2 jetë të humbura

16/04/2021
“Boll se na turpërove”! Rama lë amanet Metën në Skrapar: Më ktheni shokun tim e vëllanë tuaj. Mundësia e fundit që mos përfundojë tek çmendina e Vlorës
Aktualitet

“Boll se na turpërove”! Rama lë amanet Metën në Skrapar: Më ktheni shokun tim e vëllanë tuaj. Mundësia e fundit që mos përfundojë tek çmendina e Vlorës

16/04/2021
Nasip Naço: Ika nga LSI se kisha probleme me lidershipin! Më 2017 refuzuan koalicionin me PS. Tani koalicion me Bashën që gënjen dhe për orën
Aktualitet

Nasip Naço: Ika nga LSI se kisha probleme me lidershipin! Më 2017 refuzuan koalicionin me PS. Tani koalicion me Bashën që gënjen dhe për orën

16/04/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In