• Kontakt
Friday, February 26, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kushtetuesja dhe Antishpifja, Komisioni i Venecias zbarkon në Tiranë

10/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
Kushtetuesja dhe Antishpifja, Komisioni i Venecias zbarkon në Tiranë
37
VIEWS

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, që një ligj të refuzohet nga Europa dhe instancat e saj ta çojnë atë në Venecia. Por ndodhi me paketën kundër shpifjes që qeveria Rama kaloi në Parlamentin e kontrolluar prej tij.

Ndaj një delegacion i Komisionit të Venecias erdhi sot në Tiranë për një axhendë 4 ditore ku nga mëngjesi i të hënës do të ketë disa takime në lidhje me ligjin antishpifje.

Dita e hënë do të nisë me një takim të delegacionit me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe do të vijojë me takime me grupin parlamentar socialist dhe grupet parlamentare opozitare.

Më tej, agjenda vijon me takimin me anëtarë të Komisionit të Edukimit dhe Medias dhe anëtarë të Komisionit të Ligjeve. Pasdite do të organizohet një takim i përbashkët i delegacionit me përfaqësues të Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Dita e hënë do të mbyllet me takimin me Autoritetin e Medias Audiovizuale (AMA).

Të martën, delegacioni i Komisionit të Venecias do të takohet me Presidentin Ilir Meta, kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha dhe me kreun e AKEP-it.

Në fund të janarit, mazhoranca njoftoi tërheqjen e përkohshme nga një prej ligjeve që do të kushtëzojë punën e tyre në të ardhmen, pjesë e paketës anti-shpifje. Drafti që parashikon gjoba dhe penalitete për mediat , kryesisht online, mund të pësojë ndryshime, nëse Komisioni i Venecias në mars konstaton se ka probleme.

“Të qëndrojë në programin e Kuvendit, por të shtyhet diskutimi deri sa Komisioni i Venecias të na sjellë raportin e vet”, deklaroi Taulant Balla.

Axhenda e Venecias

Në datat 9-12 shkurt 2020, përfaqësues të Komisionit të Venecias do të jenë në Tiranë.

Ditën e hënë, më datë 10 shkurt, në orën 9:15, në Kryesinë e Kuvendit, Zëvëndëskryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi, do të presë delegacionin e Komisionit të Venecias.

Më pas, 10:05-10:45, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të kenë një takim me grupin parlamentar të PS, dhe 10:50-11:30 me grupet e opozitës.

Në agjendën e Komisionit të Venecias në Kryesinë e Kuvendit, në orën 11:35 me 12:30 është parashikuar edhe takimi me Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik

ShareTweetSendSend

Related Posts

Çfarë ndodhi? Shkrimtarja e njohur shqiptare del me thirrjen urgjente
Aktualitet

Çfarë ndodhi? Shkrimtarja e njohur shqiptare del me thirrjen urgjente

26/02/2021
“Patëm goditje të mëdha”! Rama zbarkon në Berat, shfaqet krah figurës së njohur politike që bëri bujë nga largimi i LSI-së dhe iu bashkua PS-së
Aktualitet

“Patëm goditje të mëdha”! Rama zbarkon në Berat, shfaqet krah figurës së njohur politike që bëri bujë nga largimi i LSI-së dhe iu bashkua PS-së

26/02/2021
Basha u merr firmën dhe mashtron aleatët: Asnjë premtim për numrin rendor në lista, Idrizi dhe Mediu rrezikojnë shumë në Tiranë
Aktualitet

Basha u merr firmën dhe mashtron aleatët: Asnjë premtim për numrin rendor në lista, Idrizi dhe Mediu rrezikojnë shumë në Tiranë

26/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In