• Kontakt
Sunday, March 7, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kush e paguan RAI 3 për të shpërndarë informacion të rreme për kanabisin në Shqipërinë?! Reagon Policia: Presim përgënjeshtrimin nga partnerët italianë, ata u habitën nga lajmi

28/01/2020
in Aktualitet, Kryesore
Kush e paguan RAI 3 për të shpërndarë informacion të rreme për kanabisin në Shqipërinë?! Reagon Policia: Presim përgënjeshtrimin nga partnerët italianë, ata u habitën nga lajmi
35
VIEWS

Policia e Shtetit lidhur me videon e transmetuar ditën e djeshmenga RAI 3 nga gazetari që bënë montazhe qesharake Vitorio Cataldi me disa informacione gjoja për kultivimin e kanabisit në Shqipëri, bën me dije se shqetësimi i është dërguar autoriteteve italiane dhe ata fillimisht janë habitur. Më pas i kanë bërë me dije Policisë shqiptare se lajmi nuk ishte i konfirmuar nga asnjë burim i drejtpërdrejtë të informacionit të verifikuar.

blob:https://www.youtube.com/747067e1-df37-4a96-8e34-35fe815e7b62

Policia shqiptare pret që lajmi se kultivimi i kanabisit në Shqipëri është 12- fishuar të përgënjeshtrohet nga autoritetet italiane.

Më tej në njoftim thuhet se Policia e konsideron videon e RAI 3 një lajm të rremë pasi viti 2019 shënoi sasinë më të vogël të kanabisit në Itali të ardhur nga Shqipëria.

NJOFTIMI I POLICISË

Reagimi i Policisë së Shtetit në lidhje me një lajm të transmetuar në kanalin prestigjioz RAI 3

Policia e Shtetit është krenare për rezultatet e arritura ne luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me partneret italianë. Falë këtij bashkëpunimi rezultatet domethënëse thellohen çdo vit dhe janë të monitoruara e të certifikuara nga autoriteti i lartë profesional i Guardia di Finanza-s.

Viti 2019 shënoi sasinë më të vogël historike të kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapur në Itali, duke provuar kështu suksesin e madh dhe të padiskutueshëm të luftës tonë në këtë front.

Në emër të të gjithë trupave tona të angazhuara në ketë betejë të shtetit dhe ligjit me antishtetin dhe antiligjin, ne shprehim keqardhjen e thellë dhe indinjatën legjitime për lajmin e rremë të transmetuar mbrëmë nga kanali prestigjioz RAI 3, ku dezinformimi mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri ishte skandaloz.

Drejtori i Përgjithshëm e ka përcjellë menjëherë shqetësimin e krijuar nga ky lajm tek partneret italianë dhe ka kërkuar prej tyre saktësimin e këtij informacioni pa asnjë bazë, i cili ka krijuar terren për spekulime politike dhe mediatike edhe në Shqipëri.

Partnerët italianë janë shprehur të habitur me lajmin në fjalë dhe kanë konfirmuar se ky lajm nuk bazohet në asnjë burim të drejtpërdrejtë informacioni të verifikuar.

Duke e garantuar opinionin publik shqiptar se Policia e Shtetit ka vijuar pa lëkundje dhe do të vijojë vendosmërisht luftën kundër krimit e trafiqeve, për ta bërë Shqipërinë një vend me nivele gjithnjë e më pranë mesatares europiane në aspektin e statistikave të kriminalitetit të çdo lloji, ne mbetemi në pritje të një përgënjeshtrimi zyrtar nga autoritetet përkatëse italiane, të cilave përfitojmë nga rasti t’u shprehim konsideratën tonë më të lartë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër krimit, ku pastrimi i Shqipërisë nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit është tanimë një histori e certifikuar suksesi. /BalkanWeb

ShareTweetSendSend

Related Posts

14 gafat epike të Lulzim Bashës! Kreshnik Spahiu: Politikanit më budalla të 100 viteve në Shqipëri dhe Ballkan..
Aktualitet

14 gafat epike të Lulzim Bashës! Kreshnik Spahiu: Politikanit më budalla të 100 viteve në Shqipëri dhe Ballkan..

07/03/2021
Dashnor Diko i shqetësuar i nis ‘live’ mesazh gazetares në emision: Kam kaluar koronavirusin, më dhemb trupi, me zor marr frymë…
Aktualitet

Dashnor Diko i shqetësuar i nis ‘live’ mesazh gazetares në emision: Kam kaluar koronavirusin, më dhemb trupi, me zor marr frymë…

07/03/2021
Pacientja mjekes: “Ti je mbretëreshë e spitalit”! Vëllai mashtrues bëri denoncimin e fortë se nuk kishte komunikuar me asnjë mjek:  40-vjeçarja zabrdh të vërtetën
Aktualitet

Pacientja mjekes: “Ti je mbretëreshë e spitalit”! Vëllai mashtrues bëri denoncimin e fortë se nuk kishte komunikuar me asnjë mjek: 40-vjeçarja zabrdh të vërtetën

07/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In