• Kontakt
Saturday, March 6, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kryeministri: Deri në fund të vitit 1200 shërbime online, synojmë të mbyllim zyrat se vuajnë nga fenomeni i korrupsionit

15/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
Kryeministri: Deri në fund të vitit 1200 shërbime online, synojmë të mbyllim zyrat se vuajnë nga fenomeni i korrupsionit
7
VIEWS

Kryeministri Edi Rama duket se është i vendosur për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe për eliminuar sa më shumë radhët dhe korrupsionin në zyrat e shtetit.

Dje u hap Akademia e Kodimit, e cila sjell mundësinë për të rinjtë që të trajnohen me modelet më të mira të programimit, në mënyrë që të jenë sa më të gatshëm t’u përgjigjen kërkesave të tregut të punës. Por kryeministri Rama, teksa ka folur nga ceremonia e hapjes së zyrave të Akademisë së Kodimit nga Protik ka deklaruar ditën e djeshme se ambicia e qeverisë është që të mbyllen shërbimet në zyra, për të kaluar të gjitha online.

Kjo duhet të ndodhë sa më parë sepse administrata sipas kryeministrit është ende e re për të qenë në lartësinë e duhur, pasi vuan nga një sëmundje e vjetër si ryshfeti. “Ka në gjuhën shqipe një sërë fjalësh që nëse do kishin gojë të flisnin do kishin krijuar një fjalë të persekutuarish. Fjalët vizion, plan, program që i dëgjojmë përditë.

Sot e dëgjova fjalën vizion nga moderatori si pakherë në vendin e duhur në momentin e duhur kur prezantoi Lindën drejtoren e AKSHIT. Në fund të 2013 AKSHI ishte krijuar, ekzistonin dhe shërbimet online në Shqipëri ishin 13. Në dhjetor shërbimet online do jenë 1200. Besoj se shifra flet vetë, ashtu sikurse flet shumica e përdoruesve.

Ambicia jonë të mbyllim këtë kapitull me hallet e njerëzve si pasojë e një administrate që është ende e re për të qenë në lartësinë e duhur dhe që vuan nga sëmundje të vjetra, si ryshfeti. Ta mbyllim duke çuar në xhepin e çdokujt në smartfonin e çdokujt të mos ketë nevojë më askush që të dalë nga shtëpia, të mbajë radhën dhe të presë me ankth se çfarë lloj fytyre do ketë shteti për të, në trajtën e administratorit të radhës, që sado është përmirësuar mbetet një fytyrë e padëshirueshme”, deklaroi ai.

Më tej kryeministri Edi Rama theksoi se deri në fund të vitit do të jetë mundësia të merren 1200 shërbime online, ndërsa shtoi se aktualisht janë 6660 shërbime. Sipas tij, kur PS erdhi në pushtet shërbimet online ishin vetëm 13. “Këtu ku jemi sot kemi arritur duke bërë një kapërcim shumë të madh. Në fund të vitit 2013 kur morëm detyrën AKSH ishte krijuar dhe shërbimet online ishin 13. Në fund të vitit do ta kemi për të gjithë mundësinë që 1200 shërbime ti marrin pa shkuar në zyra pa pritur që dikush t’u japë një dorë për të kapërcyer radhën apo për ta marrë më shpejt apo për të mos qenë të refuzuar”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Tronditet opinioni publik: Pllakos zija në këtë qytet të vendit! COVID-19 shuan një familje të tërë, babanë, nënën dhe djalin e vetëm!
Aktualitet

Tronditet opinioni publik: Pllakos zija në këtë qytet të vendit! COVID-19 shuan një familje të tërë, babanë, nënën dhe djalin e vetëm!

06/03/2021
O popull, votoni partitë e reja! PD do humbasë më keq se më 2017
Aktualitet

“Më kanë porosit gjithë pleqtë dhe gratë e lagjes në Tiranë”! Kreshnik Spahiu zbulon çfarë do të ndodhë sot dhe jep informacionin e rëndësishëm për luftën kundër COVID-19

06/03/2021
Do dorhiqet si president nëse gruaja humbet zgjedhjet! Meta intrigë për të penguar formimin e qeverisë pas 25 prillit: Mazhoranca plan B
Aktualitet

Do dorhiqet si president nëse gruaja humbet zgjedhjet! Meta intrigë për të penguar formimin e qeverisë pas 25 prillit: Mazhoranca plan B

06/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In