• Kontakt
Saturday, January 23, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Blog

“Këta i marroftë zoti”! Doktori Halim Kosova përballë dyshes Duma-Salianji

03/12/2020
in Blog
“Këta i marroftë zoti”!  Doktori Halim Kosova përballë dyshes Duma-Salianji
143
VIEWS

Nga Frrok Çupi

Astriti më kujtoi atë që unë e dija herët, që sapo nisa të mësoj të flas në gjuhën time. ‘Hej e marroftë zoti!’, thonin për dikë që kishte kryer atë sjellje që nuk pajtohej me kodin, por një sjellje bërllok, jo si vrasja, për shembull. Përdoret në Mirditë e deri në Shkodër. Njeriu aty, me një butësi dhe me një peshë të rëndë, mallkon të keqen e njeriut. Astrit Patozi, gazetar e politikan, bash kështu e kishte ndjerë mallkimin verior, që e haste për herë të parë.

Po pse më telefonoi Astriti bash mbrëmë e më foli për ‘mallkimin e butë’? Sapo kishte marrë një lajm politik, dhe po e rrotullonte nëpër duar e nuk i gjente ‘sirtar’ ku t’i shkonte. Atëherë gjeti mallkimin e mëndafshet: ‘E marroftë zoti’.

Dje kanë ndodhur dy sjellje ‘të marrshme’ në të njëjtën derë.

Dera është e Partisë Demokratike, partia e shpresës që do të sillte Evropën. Njëra ngjarje ishte me Halim Kosovën, ish deputet i PD dhe ‘yll’ polar për kryetar bashkie në kryeqytet në vitin 2015. Halimi, edhe pse më i larti para 4 vjetësh, u zbrit dhe u la jashtë të drejtës për të kandiduar në emër të PD. Megjithatë nuk u ndal, donte t’i ishte në ndihmë partisë së tij, pavarësisht. Shkruan vetë se si u nis dje drejt selisë së partisë dhe trokiti në derë. Dera nuk u hap. Brenda dëgjoheshin zëra, thotë doktor Kosova. “… I rashë disa herë dhe nuk u përgjigj njeri. Sa duke ikur dëgjoj zëra dhe i bie më fort, kur nga mbrapa, dëgjoj një zë që nuk ishte as burrë as gru, i cili më thotë “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”. Dhe faktikisht ky komision mua më ka seleksionuar, shkruan Kosova.

Ngjarja e dytë, që i përket paketës mallkuese ‘e marroftë zoti’, sipas asaj që më shkruan Astriti, ndodhi edhe kjo po në derën e PD. Dje media online, fillimisht CNA, publikoi videon dhe transkriptin e një skandali që ishte përhapur në publik pak kohë më parë. Ishte thënë se dy deputetë të PD, gjatë seancës parlamentare ligjvënëse, flirtonin me njëri tjetrin përmes sms në telefona smart, por që dukeshin se ishin në një marrëdhënie ilegale. Nuk e dija se kishte qenë aq e turpshme. Unë po i lë mënjanë disa fjalë që vërtet japin krupë, por ja biseda e shkurtuar fare:

E.S i kërkon G.D-së… (nuk thuhet)

G.D: ‘Po e thua sikur i ke dhënë bukë qenit. Jo si kënaqësi e përbashkët. Pis’.

G.D: Të vish si shk….

E.S: Epo s’të jap gjë kur qan për ish-in.

G.D: Boll o ndyrësisë e ndyrë… Do ta shkarravis surratin…

Është e gjatë biseda, po s’ka nevojë më.

Këto janë çfarë kanë tronditur ‘marren e zotit’ brenda të njëjtës ditë.

Po cila është ‘marrja’ në secilin rast?

A është marrja kur Dr. Halim Kosova, papritur nuk i hapet dera dhe gjendet jashtë radhëve të PD, pavarësisht kontributeve të tij? Apo është marrja kjo që siç thotë vetë doktori, dikush që u përgjigj kishte një zë që ishte ‘as burrë as grua’?

Po në rastin e dytë, vallë deputeti dhe deputetja e PD, teksa flirtojnë në sallën e Kuvendit, bëjnë mëkat pse flirtojnë, apo pse shkelin deantologjinë e të zgjedhurit nga populli që në Kuvend nuk ka punë tjetër veçse të përfaqësojë votuesit e vet?

As njëra, as tjetra, nuk ndahen nga njëra tjetra. Aq më tepër që në shoqërinë tonë tradicionale, këto janë shumë të lidhura. Madje nganjëherë rëndon më shumë pjesa zakonore: Nuk pranohet që dikush që ka ‘zë as burrë as gru’ të mos e shpallë orientimin e vet dhe pastaj zgjedhësit vendosin nëse e pranojnë. Kjo lë në hije një debat të dobishëm: Pse PD i flak njerëzit me vlerë, pa një pa dy, si për shembull doktor Kosovën? Por këtë gjë ka bërë PD, si një parti staliniste, që nga fillimi. Ka përjashtuar themeluesit e saj, ka eliminuar figurat kryesore, ka përzënë palë- palë pa fund.

Edhe në rastin e dytë, pse ka kaq fare etikë politike saqë politikania dhe politikani e bëjnë sallën e Kuvendit një dhomë hoteli? Në një politikë normale, o këta do të ishin treguar menjëherë në publik e fjalë për fjalë, ose vetë Partia nuk do të guxonte të kërkonte më votën e qytetarëve. Vite të shkuara, po në këtë parti, një ministër është shkarkuar natën vonë, veç pse u kap me ‘zbërtheckat’ e një studenteje.

… Për këto ‘marre’ populli ka gjetur zgjidhjen prej shekujsh. ‘I marroftë zoti!’, kanë thënë në Mirditë e në Shkodër. Dënimi është shumë i mëndafshtë, nuk është si për krimin e vrasjes as të vjedhjes; por është dënim. Edhe rezolutat e Evropës, po për këto sjellje, kanë përcaktuar kode ndëshkimesh politike. Por nganjëherë, pikërisht këto rezoluta, e censurojnë dëshminë për të vërtetën, herë duke dënuar ata që shpallin disorientimet individuale ashtu edhe pa dinjitetin e mashkullit a femrës në Parlament.

Related Posts

Pse Basha fshihet çdo 21 janar?
Blog

Pse Basha fshihet çdo 21 janar?

22/01/2021
O popull, votoni partitë e reja! PD do humbasë më keq se më 2017
Blog

O popull, votoni partitë e reja! PD do humbasë më keq se më 2017

22/01/2021
Në dyert e 12 banjave në Lalëz të shkruhet ’21 Janar’ si dhe ‘këtu lahen kokat e kokpalarve’
Blog

Në dyert e 12 banjave në Lalëz të shkruhet ’21 Janar’ si dhe ‘këtu lahen kokat e kokpalarve’

22/01/2021

NA NDIQ NË FACEBOOK

  • 38.2k Fans

LAJMET E FUNDIT

Pse Basha fshihet çdo 21 janar?

Pse Basha fshihet çdo 21 janar?

22/01/2021
Habit Gazment Bardhi: S’dimë si do jetë fleta e votimit! Rusmalin e propozoi PS!

Habit Gazment Bardhi: S’dimë si do jetë fleta e votimit! Rusmalin e propozoi PS!

22/01/2021
Vetëm një pyetje, miliarderi jep 1 milion dollarë për atë që gjen përgjigjen

Vetëm një pyetje, miliarderi jep 1 milion dollarë për atë që gjen përgjigjen

22/01/2021
Perla e ditës: Ylli Baka vlerësohet si “Mjeshtër i Madh” nga juria kompetente e Presidencës, mes të tjerash se është gjysëm skraparli e ka miliona klikime në Youtube

Perla e ditës: Ylli Baka vlerësohet si “Mjeshtër i Madh” nga juria kompetente e Presidencës, mes të tjerash se është gjysëm skraparli e ka miliona klikime në Youtube

22/01/2021
Historia prekëse: Qeni ndjek ambulancën që merr pronarin e tij dhe për gjashtë ditë radhazi e pret jashtë spitalit

Historia prekëse: Qeni ndjek ambulancën që merr pronarin e tij dhe për gjashtë ditë radhazi e pret jashtë spitalit

22/01/2021
Kushtetuesja pranon Metën, kalon për shqyrtim padia qesharake për shembjen e Teatrit Kombëtar

Kushtetuesja pranon Metën, kalon për shqyrtim padia qesharake për shembjen e Teatrit Kombëtar

22/01/2021
O popull, votoni partitë e reja! PD do humbasë më keq se më 2017

O popull, votoni partitë e reja! PD do humbasë më keq se më 2017

22/01/2021
‘Nga e diela priten reshje intensive dhe përmbytje’, Porja: Ky janar i veçantë, jashtë parametrave klimatike

‘Nga e diela priten reshje intensive dhe përmbytje’, Porja: Ky janar i veçantë, jashtë parametrave klimatike

22/01/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In