• Kontakt
Sunday, February 28, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Këshilltari ligjor i Metës u arrestua për shpërdorim detyre në 2012-n, sot ligjëron për Kushtetutën

21/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
Këshilltari ligjor i Metës u arrestua për shpërdorim detyre në 2012-n, sot ligjëron për Kushtetutën
106
VIEWS

Ndërsa presidenti i Republikës, është përpjekur të ngrejë ditët e fundit skenarin artificial të një grushti shteti me letra, duke sulmuar për të disatën herë reformën në gjyqësor dhe organet e reja të drejtësisë, në krah i ka dalë edhe këshilltari i tij ligjor, Bledar Dervishaj.

Ky i fundit, u shfaq publikisht në një konferencë për shtyp, e më pas në studiot televizive duke argumentuar sipas logjikës së vet, se si ishin shkelur ligjet dhe kushtetuta e vendit me procesin e zgjedhjes së anëtarëve të gjykatës kushtetuese.

Njeriu që doli të bëjë avokatinë e lojës së radhës së Ilir Metës, në dukje i interesuar për ligjin dhe kushtetutën, në fakt rezulton të ketë patur probleme të rënda dhe serioze me drejtësinë shqiptare.

Më poshtë ju sjellim provat që dëshmojnë se Bledar Dervishaj, sot këshilltar i presidentit Meta, është arrestuar në vitin 2012, nën akuzë nga Prokuroria për veprën penale “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Dokumentat e siguruara provojnë gjithashtu se Dervishaj, pasi qëndroi në arrest me burg, përdori një raport mjekësor, sipas të cilit vuante nga rrahjet e shpeshta të zemrës dhe hemorroidet, për të përfituar “arrest shtëpie”.

Gazeta TemA ka siguruar këtë vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i datës 11.01.2012, ku caktohet masa e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Bledar Dervishaj, ish Drejtor i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.

Dervishaj dhe zyrtarë të tjerë të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimi të Pronave, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare kanë regjistruar në mënyrë të paligjshme një pronë shtetërore, në favor të shtetasve Fejzilete Spahiu e Minerva Jenisheri në bregdetin e Spillesë.

Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, në datë 13.09. 2011 ka regjistruar procedimin penal, nr. 3728 për veprën penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe shpërdorimit të detyrës. Procedimi ndaj Dervishajt ishte regjistruar mbi bazën e informacionit të ardhur nga policia e shtetit.

Shtetasi Bledar Dervishaj, thuhet në dokumentin e Gjykatës, me detyrë ish drejtor Z.R.K.K.P i qarkut Tiranë, ka qënë në dijeni të faktit se po privatizohet një sipërfaqe ranishte me pronar shtetin dhe se kjo pasuri ndodhet larg territorit në të cilin ndodhet pasuria e pretenduar nga familja Jenisheri, e si rrejdhojë regjistrimi hipotekor i kësaj prone është paraqitur “ranishtja” e kthyer në “pyll”.

Më poshtë sjellim edhe procesverbalin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shoqërimin në dhomat e paraburgimit të Bledar Dervishajt, nga ana e drejtorisë së policisë së qarkut Tiranë.

Më tej, kundër vendimit për caktimin e masës “arrest me burg” është bërë ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila në 27 Janar 2012 ka vendosur miratimin e vendimit të gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, pra duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg.

Më tutje, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit është bërë rekurs nga Dervishaj në Gjykatën e Lartë, e cila me vendimin nr.197 datë 01.03.2013 ka vendosur mos pranimin e rekursit të ushtruar nga personi nën hetim Bledar Dervishaj kundër gjykatës së apelit, duke lënë kështu në fuqi masën arrest me burg.

Në këtë situatë, avokati i Dervishajt, Saimir Kola, mendoi një zgjidhje të re. Ai do të kërkonte më pas në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, zëvendësimin e masës së sigurimit për klientin e tij, duke përdorur si provë një akt ekspertimi mjeko ligjor sipas të cilit, Dervishaj vuante nga sëmundja e frekuencës së shtuar të rrahjeve të zemrës, dy plagë ulceroze si dhe trajtohej për hemoroidet interne të ndërlikuara.

Sipas avokatit, Dervishaj nuk mund të përballonte në këtë gjendje shëndetësore, masën e arrestit me burg. Gjyakata pasi shqyrtoi çështjen vendosi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”. Vendimi u shpall në 23.03.2012.

Këto prova i japin përgjigje në fakt pyetjes se pse presidenti Ilir Meta është duke i fryrë zjarrit kundër rendit demokratik dhe institucional, kundër organeve të drejtësisë.

Ai i trembet jo vetëm fatit të tij personal, në ditën e llogaridhënies para organeve të drejtësisë si SPAK-u, por edhe të njerëzve pranë tij me të shkuar kriminale si Dervishaj, që siç provojnë hetimet e Prokurorisë, ka patur probleme të renda me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës./Tema.al

B.K./b.ha./Shqiptarja.com

ShareTweetSendSend

Related Posts

“E pa në Angli 7 vite më parë, tani e bëri në Divjakë”! Erion Braçe publikon historinë e veçantë të gjysh Markut dhe ‘thumbon’ të gjithë ata që rrinë kafeneve
Aktualitet

“E pa në Angli 7 vite më parë, tani e bëri në Divjakë”! Erion Braçe publikon historinë e veçantë të gjysh Markut dhe ‘thumbon’ të gjithë ata që rrinë kafeneve

28/02/2021
SKANDALI që nxjerr zbuluar shërbimin tek Spitali Amerikan: Gjykata detyron të dëmshpërblejë me 500 milion lekë pacienten e dëmtuar
Aktualitet

SKANDALI që nxjerr zbuluar shërbimin tek Spitali Amerikan: Gjykata detyron të dëmshpërblejë me 500 milion lekë pacienten e dëmtuar

28/02/2021
Nuk ka gjumë! Kryeministri Rama zbulon çfarë ndodh në këtë rrugë 24 orë, pavarësisht kushteve atmosferike (Video)
Aktualitet

Kryeministri Rama publikon pamjet fantastike të rindërimit real: “Nuk është për të pasurit, por për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi”! Kurrë s’do jeni vetëm (Video)

28/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In