• Kontakt
Thursday, March 4, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Bota

Ish-i burgosuri shqiptar shpik në qeli lojën “Ulja shtesë e dënimit”

02/09/2020
in Bota
Ish-i burgosuri shqiptar shpik në qeli lojën “Ulja shtesë e dënimit”
42
VIEWS

Një shqiptar, i cili e ka përfunduar dënimin e tij prej 7 vitesh burg për trafik droge, ka fituar çmimin e parë në konkursin “Talentet e Qyteteve”, pasi gjatë kohës kur vuante dënimin në burgjet franceze, ai shpiku një lojë tavoline të quajtur “Ulje shtesë e dënimit”, që kushton 79 euro.

Arbri Madhaj, tashmë 40 vjeç, mbërriti në Renne të Francës kur ishte një adoleshent 16-vjeçar, ndërsa më vonë përfundoi në burg, pasi u arrestua për trafik droge. Ai doli nga burgu në fund të marsit, ndërsa përgjatë kohës kur vuante dënimin krijoi edhe lojën që bazohet në jetën e përditshme të burgut dhe Kodin Penal.

Qëllimi i kësaj loje argëtuese dhe edukative është parandalimi i krimeve dhe edukimi i të rinjve për realitetin e jetës në burg, duke treguar ndikimet e ndryshme njerëzore. Në këtë lojë, secili lojtar e vendos veten në vendin e një të burgosuri. Bordi përbëhet nga 52 sheshe që korrespondojnë me 52 javët e vitit. Secila kuti përfaqëson një aktivitet të ofruar në burg, si sporti, veprimtaritë shoqërore dhe protokollet e rehabilitimit, për të përfituar një ulje shtesë të dënimit.

Te faqja e lojës lexohet mbishkrimi: “Për një kohë të gjatë, besoja se kisha gjithçka nën kontroll dhe se asgjë nuk mund të më ndodhte.

Në atë kohë, mendova se do të kontrolloja gjithçka. Imagjinoja që paratë që fitoheshin lehtë, makinat luksoze, festat dhe pushimet do të zgjasnin përgjithmonë. Por, në fund, isha i mbyllur për vite të tëra në burg dhe humba shumë gjëra.

Keqardhja ime më e madhe është që nuk i kam parë fëmijët e mi të rriten dhe nuk kam qenë i pranishëm për t’i shoqëruar në shkollë, apo në kohën e tyre të lirë. Nuk e kisha idenë se çfarë po bëja dhe sa do të ndryshonte jetën time. Para se të bëni një krim, mendohuni mirë, në mënyrë që të mos përfundoni në burg”.

Share2TweetSendSend

Related Posts

Spitali rajonal në Fier nga Erdogan, Kreshnik Spahiu ironizon keq opozitën: Rracë më mirënjohse nuk gjenë në botë! Të huajt po e bëjnë falas, ata ankohen pse s’është me pesë yje!
Bota

Spitali rajonal në Fier nga Erdogan, Kreshnik Spahiu ironizon keq opozitën: Rracë më mirënjohse nuk gjenë në botë! Të huajt po e bëjnë falas, ata ankohen pse s’është me pesë yje!

04/03/2021
Më në fund zbulimi i rëndësishëm: Kush janë njerëzit imun ndaj koronavirusit?!
Bota

Më në fund zbulimi i rëndësishëm: Kush janë njerëzit imun ndaj koronavirusit?!

03/03/2021
Joe Biden e humbet fillin gjatë fjalimit dhe befason me deklaratën: Çfarë po bëj këtu? (Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit)
Bota

Joe Biden e humbet fillin gjatë fjalimit dhe befason me deklaratën: Çfarë po bëj këtu? (Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit)

02/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In