• Kontakt
Wednesday, March 3, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ilir Meta mpreh shpatën e Skënderbeut: 2 marsi akti final për të shpërndarë Parlamentin dhe rrëzuar qeverinë me jeniçerët e LSI

20/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
Ilir Meta mpreh shpatën e Skënderbeut: 2 marsi akti final për të shpërndarë Parlamentin dhe rrëzuar qeverinë me jeniçerët e LSI
71
VIEWS

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të zbresë në shesh kundër qeverisë. Pas sulmeve, akuzave dhe kërcënimeve, kreu i shteti duket se ka vendosur të ndalë “grushtin e shtetit” me “grusht shteti”. Si asnjëherë më parë në historinë e një shteti demokratik, presidenti ka vendosur të protestojë për largimin e qeverisë.

Gjatë një konference për mediat, Meta deklaroi se më 2 mars do të zbresë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve që të ngrihen kundër mazhorancës dhe qeverisë. Tepër i tensionuar dhe në ankth, kreu i shteti tentoi të tregojë se do të marrë rolin e Skënderbeut, ashtu siç ndodhi më 2 mars 1444 kur u mbajt Lidhja e Lezhës dhe të gjithë princat u bënë bashkë kundër pushtuesit otoman. Por kush e ka tmerruar kaq shumë Ilir Metën sa është gati të nisë revoltat dhe shpërndajë Parlamentin?

E qartë si kristali është se, vizita e tij në SHBA ishte një dështim. Atij ju mbyllën porta nga Departamenti i Shteti dhe qeveria, duke përfunduar në vetëm disa takime me senatorë. Meta nuk pati asnjë takim me lobin e tij atje. Të njohurit e tij në DASH dhe institucione të tjera e injoruan. Edhe miqësitë e vjetra i kthyen shpinën. Pra, SHBA ja bëri të qartë se ai është i padëshiruar për ta dhe kur hyn në listën e tyre të zezë, dihet fundi. Kjo duket se e ka tmerruar presidentin, i cili ka mprehur shpatën e Skënderbeut për betejë.

Kërcënimet e Metës

Ilir Meta ka vendosur që të marrë flamurin e opozitës dhe të zbresë në shesh më 2 mars, ku do të jetë beteja finale për shpërndarjen e Parlamentit dhe rrëzimin e qeverisë. Por teksa Basha po e lë në baltë, duket se Meta i ka varur shpresat te jeniçerët e LSI për të sulmuar Kryeministrinë. “Nëse kjo godinë, ky institucion është sot një kështjellë e vetme, për fat të keq, por e pamposhtur e mbrojtjes së demokracisë, nga data 2 mars kur do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit, përpara popullit në bulevard, ku do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve, me qëllim shpopullimin e këtij vendi, duke e kthyer në një bazë operacionale të krimit të organizuar, por edhe shumë problemeve të tjera. Në 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, falë popullit shumë shpejt, nuk do të ketë vetëm një institucion që është Presidenti në mbrojtje të Kushtetutës, por të gjithë këta institucionet që janë në bulevard do i kthehen popullit”, tha ai.

Meta kërcënon Ramën

Gjatë 3-4 ditëve të fundit, presidenti Meta duket se ka humbur tërësisht qetësinë. Dje ai arriti deri aty sa kërcënoi drejtpërdrejt kryeministrin. “Ju e dini që gjoja është marrë një iniciativë e gjoja deputetëve të pavarur, por dokumentet që kemi tregojnë se kjo iniciativë për kapjen e Gjykatës Kushtetuese është zbatim i programit politik të Këshillit të Ministrave. Pra e kanë marrë nga “Don Doni”, direkt dhe vetëm kanë ndryshuar emrin, Kuvendi i Shqipërisë me të qeverisë. Provë tjetër që Edi Rama është ideatori, frymëzuesi dhe ekzekutori i këtij puç shteti dhe ai do të jetë përgjegjësi i parë dhe i drejtpërdrejtë para popullit shqiptar dhe drejtësisë së re që do të vijë pas triumfit të grushtit të shtetit”, tha Meta.

Të martën në mbrëmje kryeministri u tall me kërcënimet e Metës, duke thënë se ai ka pas vetes popullin me të cilin komunikon në WhatsApp. Kjo e ka acaruar jashtë mase presidentin. “Në 2 mars ju presim të gjithëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku nuk do të ketë vetëm institucione siç është Presidenca, por të gjitha. Ata që kërkojnë popullin në WhatsApp të porosisin poture të gjëra”, tha Meta.

Presidenti sulmon ambasadorët

Edhe pse tentoi disa ditë më parë të bënte paqe me ambasadorët, Meta u është rikthyer dje sulmeve ndaj tyre. Ai ka arritur deri aty sa i ka cilësuar mafiozë dhe banda. “Tani jam këtu para jush në kuadër të transparencës për çmontimin e grushtit të shtetit dhe për të kërkuar ndihmën e të gjithë popullit shqiptar që ta shpartallojmë së bashku këtë maskaradë që ka dhunuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe sovranitetin e popullit shqiptar në emër të disa oligarkëve, në emër të disa bandave kombëtare dhe ndërkombëtare të krimit të organizuar që e duan Shqipërinë lavatriçe për punët e tyre dhe qendër operacionale të trafiqeve të tyre, por edhe të një pjese të mafias ndërkombëtare që mbështet hapur aktivitetin e tyre, në dhunim të plotë të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Meta. Pra duket qartë se tani kreu i shteti ka vendosur të marrë rrugët dhe sinjalet janë se kriza politike po përkeqësohet nga dita në ditë./Sot/KLITI TOPALLI

ShareTweetSendSend

Related Posts

Padia e PR për tubimet, sherr në Kushtetuese! Marsida e Ilir Metës justifikon besimin: Mbron opozitën dhe sillet jo si gjyqtare, por si bashkëjetuesi Alibeaj
Aktualitet

Padia e PR për tubimet, sherr në Kushtetuese! Marsida e Ilir Metës justifikon besimin: Mbron opozitën dhe sillet jo si gjyqtare, por si bashkëjetuesi Alibeaj

03/03/2021
Shqipëria do lind një Albin, kur një avion i Hagës të burgos në Rinas njësoj si në Kosovë 3 kundërshtarët e “Albinit të Tiranës”
Aktualitet

Ja strategjia e Metës për të bllokuar mandatimin e Ramës të formojë i pari qeverinë! Plan të përdorë paktin si koalicion PD-LSI për nxjerrë jashtë loje PS

03/03/2021
Hipokrizia ka emër!
Aktualitet

Frrok Çupi zbulon prapaskenat e lëvizjes më të fundit të Albin Kurtit: Një mitoman majtist që po shkon drejt qeverisë së dytë “50 ditore”

03/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In