“I shitën për punë të kryme”! Kryeministri Rama publikon videon dhe ‘ia plas në sy’ opozitës: Por në fakt u kthyen në një mal me gropa borxhesh!

0
VIEWS

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa nga rrugët që qeveria që ai drejton ka bërë gjatë mandatit të saj.

Teksa shkruan se Shqipëria ka hyrë në rrugën e duhur ‘thumbon’ ashpër qeverinë paraardhëse.

“MIRËMËNGJES

dhe me “rrugë, rrugë, rrugët” e lëna rrugëve, që u “shitën” për punë e kryme, po në fakt jo s’u kryn po u kthyn në një mal me gropa borxhesh, si edhe me rrugët e reja të një Shqipërie, që megjithë plot hallet e problemet ende për t’u zgjidhur, ka hyrë në rrugën e duhur të rritjes së qëndrueshme, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.