• Kontakt
Saturday, March 6, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit, Gjykata e Amsterdamit merr vendimin që nuk pritej ndaj Arben Frrokut

30/01/2020
in Aktualitet, Kronike
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit, Gjykata e Amsterdamit merr vendimin që nuk pritej ndaj Arben Frrokut
837
VIEWS

Sipas medias holandeze “De Telegraaf”, Gjykata e Amsterdamit ka vendosur që Arben Frroku i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, do të bëjë vetëm 18 vite burg.

Lajmi është konfirmuar edhe nga avokati i Arben Frrokut, Gerald Roethof, i cili ka thënë se në Holandë “nuk mund të aplikohen të njëjtat vendime të gjykatave të huaja për shtetasit e huaj”, raporton “De Telegraaf”.

Arben Frroku u arrestua në Holandë në Prill të vitit 2016 me dokumente të falsifikuara greke me identitetin Renato Xhepa.

Ai u kap në provincën Shiphol pranë aeroportit ndërkombëtar të Amsterdamit. Pas arrestimit të tij, ka patur një proces të gjatë gjyqësor për ekstradimin e Frrokut drejt Shqipërisë.

Përfundimisht, Gjykata e Apelit në qytetin e Hagës vendosi që të mos ekstradojë Arben Frrokun në vendin tonë, me argumentimin se procesi gjyqësor i zhvilluar në Shqipëri, ka pasur probleme dhe vendimi mund të ketë qenë i ndikuar politikisht. Pas rrëzimit të ekstradimit, Ministria shqiptare e Drejtësisë ka kërkuar që dënimi të zbatohet në Holandë.

Arben Frroku është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit më 29 Qershor 2015. Në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, Frroku ishte shpallur i pafajshëm. Por, kur Apeli e dënoi përfundimisht me burgim përjetë, Arben Frroku ishte larguar nga Shqipëria dhe nuk gjendej. Dy ditë pas këtij vendimi, autoritetet shqiptare e shpallën atë në kërkim ndërkombëtar.

Share3TweetSendSend

Related Posts

Ambasadori i OSBE: Kuvendi i Shqipërisë, ndër parlamentet e para në rajon dhe në Europë që reagoi shpejt ndaj Covid
Aktualitet

Ambasadori i OSBE: Kuvendi i Shqipërisë, ndër parlamentet e para në rajon dhe në Europë që reagoi shpejt ndaj Covid

06/03/2021
Pas SHBA, edhe Gjermania kundër Albin Kurtit: Të ketë kujdes me ato që thotë, duhet dialog me Serbinë
Aktualitet

Pas SHBA, edhe Gjermania kundër Albin Kurtit: Të ketë kujdes me ato që thotë, duhet dialog me Serbinë

05/03/2021
Profile të paautorizuara të ‘kapitenëve’ të LSI: Nga ‘idioti i dobishëm’ te ‘Peço Vasili i çarçafëve’
Aktualitet

Profile të paautorizuara të ‘kapitenëve’ të LSI: Nga ‘idioti i dobishëm’ te ‘Peço Vasili i çarçafëve’

05/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In