• Kontakt
Thursday, March 4, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hyn në fuqi akti normativ, falen të gjitha gjobat gjatë izolimit dhe zhbllokohen makinat, ja procedurat e plota

10/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
Hyn në fuqi akti normativ, falen të gjitha gjobat gjatë izolimit dhe zhbllokohen makinat, ja procedurat e plota
9
VIEWS

Hyn në zbatim akti normativ për t’u kthyer paratë mbrapsht të gjithë qytetarëve që janë ndëshkuar për shkelje të rregullave gjatë periudhës së pandemisë.

Disa javë më parë qeveria bëri me dije se do të falë gjobat, si dhe do u kthejë patentat të gjithë qytetarëve ndaj të cilëve janë marrë këto masa administrative për shkak të shkeljes së rregullave gjatë pandemisë.

Ndërsa ditën e djeshme me publikimin në Fletoren Zyrtare ky akt normativ hyn menjëherë në fuqi. Kështu në vendim thuhet se do të zhbllokohen patentat për shoferët si dhe do falen gjobat për ata që kanë shkelur rregullat në ndërtim dhe janë prekur nga tërmeti.

Sipas këtij vendimi nga kjo amnisti do të përfitojnë ata të cilët janë gjobitur si shkelës vetëm në periudhën 4 prill deri në 7 tetor. “Do falen të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, të vendosura nga autoritetet shtetërore përkatëse, për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, nga data 17.4.2020 deri në datën 7.10.2020.

Falen të gjitha masat administrative të vendosura nga strukturat e njësive të vetëqeverisjes vendore ndaj familjeve të dëmtuara tërmetet e 2019, për shkeljet e konstatuara gjatë kryerjes së punimeve për rindërtimin e banesave individuale”, thuhet në dokument. Më tej drafti sqaron se institucionet përgjegjëse duhet të dorëzojnë deri në fund të tetorit listën e personave të gjobitur si dhe shumën që duhet t’u kthehet.

Pas verifikimit shumë e përcaktuar u kalon qytetarëve menjëherë në llogaritë e tyre bankare, ose u dërgohet fizikisht. “Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar, merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuar shuma dhe kalohet në llogarinë bankare të subjektit përfitues ose, dorëzohet fizikisht.

Të gjitha institucionet shtetërore, të cilat kanë ushtruar autoritetin e vendosjes së gjobës, duhet të përgatisin listat e subjekteve duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshme për kthimin e saj brenda datës 30 tetor 2020. Kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues të bëhet brenda datës 15 nëntor 2020”, theksohet në dokument. Në këtë vendim thuhet se deri në 15 nëntor do të ketë përfunduar kthimi i të gjithë patentave të bllokuara gjatë 7 muajve të fundit.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Rama prezanton programin ‘Shëndetësia që duam’: 25 prilli është udhëkryq edhe për…
Aktualitet

Rama prezanton programin ‘Shëndetësia që duam’: 25 prilli është udhëkryq edhe për…

04/03/2021
“Gjirizi” i pazareve të LSI publikisht! Nuk kam folur për 4 vjet se më tha Lefteri mos fol: Kryemadhi “fundos” me  llafe pazari Lefter Kokën dhe veten me pohimin
Aktualitet

“Gjirizi” i pazareve të LSI publikisht! Nuk kam folur për 4 vjet se më tha Lefteri mos fol: Kryemadhi “fundos” me llafe pazari Lefter Kokën dhe veten me pohimin

04/03/2021
Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë për Ilir Metën: “Jap dorheqjen nëse gruaja ime humbet zgjedhjet”! Skandal i paprecedent në historinë botërore!
Aktualitet

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë për Ilir Metën: “Jap dorheqjen nëse gruaja ime humbet zgjedhjet”! Skandal i paprecedent në historinë botërore!

04/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In