• Kontakt
Wednesday, April 14, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Haradinajt nuk i del inati me Ramën: Bashkëpunoi me Vuçiç dhe Thaçin për të ndarë Kosovën, unë komunikoj vetëm me Ilir Metën

12/05/2020
in Aktualitet, Debat
Haradinajt nuk i del inati me Ramën: Bashkëpunoi me Vuçiç dhe Thaçin për të ndarë Kosovën, unë komunikoj vetëm me Ilir Metën
67
VIEWS

Ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duket se nuk i ka dalë inati me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama. Ky i fundit ka ngritur një padi për Haradinajn në Gjykatën Themelore për shpifje. Ish-kryeministri i Kosovës pak kohë më parë ka dhënë një reagim në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Në këtë padi përmenden disa emisione të transmetuar, në të cilat Haradinaj ka folur për këtë temë dhe e ka akuzuar Edi Ramën, që sëbashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciç, kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por pavarësisht kësaj padie, Haradinaj nuk është tërhequr. Gjatë një interviste televizive, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka bashkëpunuar me Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçin për të ndarë Kosovën. “Ai ka qenë pjesë direkte, ai dhe lobi i tij dhe sejmenët e tij kanë punuar intensivisht për ndarjen e Kosovës, sikurse ishte edhe zoti Thaçi edhe zoti Vuçiç.

Po për fat, qendrat vendimmarrëse, Uashingtoni zyrtar, mekanizmat e sigurisë, ata që e zbatojnë gjeostrategjikë për stabilitet në botë e kanë kuptuar lojën e tyre”, tha Haradinaj. Më tej, ish-kryeministri i Kosovës ka deklaruar se me të vetmin politikan që ai ka komunikuar në Shqipëri është presidenti Ilir Meta. “Mungesa e komunikimit Kosovë – Shqipëri dhe mbyllja e kufirit mendoj se është panik. Masat e ndërmarra kanë qenë masa paniku nga ana e qeverive tona. Ne duhet të komunikonim jo vetëm në aspektin shëndetësor, por edhe në atë arsimor apo sfera të tjera të jetës. Unë kam pasur komunikim me presidentin Meta, kam përcjellë gjendjen. Është gabim një lloj mungese komunikimi për këtë”, tha Haradinaj.

Kërcënimi i Haradinajt

Më tej ish-kryeministri i Kosovës ka deklaruar se padia e ngritur ndaj tij as nuk e tremb dhe as nuk e ndalon, duke shtuar se askush nuk e ka të lehtë të merret me të. Mes të tjerash, Haradinaj tha se atë dhe familjen e tij nuk ka arritur ta mposhtë as Sllobodan Millosheviçi. “Rama ka menduar që me këto paditë i frikëson njerëzit, i ndalon. Ka menduar se të gjithë jemi në një mënyrë të nënshtruar nga ai. Ndoshta në Shqipëri e praktikon këtë me oponentët dhe të tjerët. Rama e di që Millosheviçi nuk më ka nënshtruar mua dhe familjen time. Askush kurrë nuk mund të më nënshtrojë të drejtën e shqiptarëve dhe të Kosovës. Unë jam shqiptar, unë nuk e mbroj Kosovën vetëm për shqiptarët e Kosovës, e mbroj Kosovën se është e drejtë historike e shqiptarëve në Ballkan. Shqiptarët janë popull që asnjëherë nuk kanë marrë nga të tjerët. Të tjerët kanë marrë nga shqiptarët. Është histori e ditur dhe e dhimbshme sa jemi copëtuar dhe zvogëluar në vazhdimësi. Jam i atij brezi që dua ta ndryshoj këtë logjikë. Ka hyrë mijëvjeçari i tretë, UÇK e ka ndryshuar këtë logjikë. Fqinjët tanë që nuk i respektojnë për vlerat e tyre me të cilët dëshirojnë të bashkëjetojnë nuk mund të marrin prej të drejtës tonë”, u shpreh Haradinaj.

Shkëmbimi i territoreve

Në lidhje me marrëveshjen me Serbinë, Haradinaj tha se ajo nuk duhet të përfshijë ndryshimin e kufijve, ndërsa akuzoi disa qarqe europiane që sipas tij duan që të pengojnë njohjen reciproke me Serbinë nën drejtimin e Uashingtonit. “Tani shihet se europianët nga frika që amerikanët mund ta përshpejtojë arritjen e një marrëveshje ata vetë e hapin mundësinë e diskutimit të territorit, në mënyrë që të krijojë rezistencë ndaj arritjes së nja marrëveshje. Berlini zyrtar u nxitua të deklaronte se Borell dhe Lajçak janë Gjermania dhe ne i përkrahim. Për mua është e palogjikshme. Të gjithë e dinë kur diskutohen kufijtë në Ballkan sidomos kur janë ndalë me luftë”, tha Haradinaj.

Share12TweetSendSend

Related Posts

Vdes “babai” i skemave piramidale, ironizojnë gazetarët Baze dhe Balla: Ik i qetë thuaj, ky i yni rron!
Debat

Vdes “babai” i skemave piramidale, ironizojnë gazetarët Baze dhe Balla: Ik i qetë thuaj, ky i yni rron!

14/04/2021
KQZ e vendos: Rezultati i zgjedhjeve parlamentare do të shpallet më 26 prill në orën 08:00
Aktualitet

KQZ e vendos: Rezultati i zgjedhjeve parlamentare do të shpallet më 26 prill në orën 08:00

14/04/2021
50 prokurorë të Tiranës kërkojnë ‘ndëshkimin’ e Lulzim Bashës, peticion për dënimin e sulmit ndaj Elisabeta Imerajt
Aktualitet

50 prokurorë të Tiranës kërkojnë ‘ndëshkimin’ e Lulzim Bashës, peticion për dënimin e sulmit ndaj Elisabeta Imerajt

14/04/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In