• Kontakt
Saturday, February 27, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hapja e negociatave/ SPAK çon në Berlin dosje mbi hetimet ndaj krimit e zyrtarëve: Merkel merr në patronazh luftën antikorrupsion

09/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
SPAK rrëzon OFL-në, heq sekuestron për 48 pasuri
20
VIEWS

Përveç politikës edhe Prokuroria e Posaçme është vënë në lëvizje për të siguruar hapjen e negociatave. Një ndër kushtet kryesore të Bashkimit Europian është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kush më mirë se Struktura e Posaçme Antikorrupsion mund të flasë për këtë çështje.

Ditën e djeshme prokurorët e SPAK nën udhëheqjen e Zef Mazit zbarkuan në Berlin, në kuadër të një vizite dy ditore. Skuadra e SPAK së bashku me zëvendësministrin e Drejtësisë Klajd Karameta, zëvendësministrja e drejtësisë, Adea Pirdeni, zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko, zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe Julian Hoda, gjithashtu zëvendësministër në Ministrinë e Brendshme ndodhet në Gjermani ku nën udhëheqjen e Zef Mazit do të japin llogari në Berlin për ngritjen e BKH-së dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

Sipas informacioneve të gazetës, bëhet me dije se kreu i SPAK Arben Kraja së bashku me delegacionin do të japin llogari për bilancin e punës që kanë bërë deri tani, sa është numri i personave që janë hetuar apo janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme të cilët janë të akuzuar për krim të organizuar dhe korrupsion në nivele të larta.

Ato do të raportojnë përpara mazhorancës, opozitës gjermane, ministrit të Jashtëm dhe këshilltarëve të kancelares Angela Merkel mbi ecurinë e institucioneve të drejtësisë në kuadër të integrimit të Shqipërisë. Pra në këtë mënyrë duket se SPAK ka çuar në Berlin “një listë” të qartë me emrat e kriminelëve apo edhe zyrtarëve të lartë që janë në hetim.

Po ashtu burimet bëjnë me dije se Angela Merkel ka marrë në patronazh luftën antikorrupsion dhe prokurorët e SPAK pritet që të marrin udhëzime konkrete nga Gjermania për mënyrën se si të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta, duke i dhënë kështu një shpresë Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Pra, nëse hetimi dhe çuarja para drejtësisë i zyrtarëve të lartë të cilët janë të përfshirë në afera korruptive dhe krim të organizuar bëhet realitet, atëherë pritet një dritë jeshile për vendin tonë, duke plotësuar një nga kushtet më të rëndësishme të BE përpara konferencës së parë ndërqeveritare.

Ja progres-raporti i KE

Në progres-raportin e Komisionit Europian vlerësohet pozitivisht procesi i vetingut, proces i cili kontrollon pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasurinë dhe profesionalizmin e tyre. Më shumë se 286 dosje janë përpunuar deri më tani, duke shkaktuar në 62% të rasteve shkarkime, kryesisht për çështje që lidhen me pasuri të pajustifikuara.

Në raport theksohet se pavarësisht se numri i hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve është i lartë, dënimet ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë mbeten të kufizuara. Komisioni Europian vlerësoi se korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një shqetësim serioz, por autoritetet, thuhet në raport kanë forcuar kapacitetet operacionale, koordinuese dhe monitoruese në luftën kundër korrupsionit.

“Shqipëria ka bërë progres të mirë në forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, operacionet policore për shpërbërjen e organizatave kriminale janë intensifikuar, po ashtu edhe lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Një tjetër pikë pozitive në raport është edhe lufta ndaj terrorizmit dhe lufta kundër pastrimit të parave të pista”, thuhet më tej në raport.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Murrizi zbardh prapaskenat e forta gjatë takimeve brenda selisë blu: Firmosën si skutha natën! Ja pse e vonoi firmën Nard Ndoka
Aktualitet

Murrizi zbardh prapaskenat e forta gjatë takimeve brenda selisë blu: Firmosën si skutha natën! Ja pse e vonoi firmën Nard Ndoka

27/02/2021
Mbi leksionet e gazetarisë nga Ilir Meta
Aktualitet

Çfarë i ka shqetësuar Metën e Kryemadhin që shpërthyen kundër ndërkombëtarëve?!

26/02/2021
Perla e ditës: Lulzim Basha merr në telefon një grua për ditëlindje dhe i dërgon kameramanin ta filmojë: Ti je për ne njerëzit e thjeshtë, o kryetar
Aktualitet

Perla e ditës: Lulzim Basha merr në telefon një grua për ditëlindje dhe i dërgon kameramanin ta filmojë: Ti je për ne njerëzit e thjeshtë, o kryetar

26/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In