• Kontakt
Saturday, April 17, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Sport

Gjasula në izolim: Ju tregoj betejën me koronavirusin, ja si mbërriti në klubin tim

15/03/2020
in Sport
Gjasula në izolim: Ju tregoj betejën me koronavirusin, ja si mbërriti në klubin tim
44
VIEWS

Koronavirus është kryefjala e frikës në të gjithë botën. Jeta e gjithkujt është paralizuar nga prekja me virusin ose nga masat që bllokojnë në maksimum kontaktin mes njerëzve në masë. Paderborn është një prej ekipeve që ka një rast të prekur me COVID-19, por për fat të mirë nuk është Klaus Gjasula.

Për “Panorama Sport”, mesfushori i Kombëtares tregon ekskluzivisht si e mësuan lajmin, gjendjen e tij shëndetësore. Përjetimin e familjes dhe urdhrin që ka marrë.

– Klaus, si jeni?

Jam mirë, faleminderit. Pak frikë nga situata, po mirë.

– Frika i ka prekur të gjithë…

Po, sidomos për fëmijët dhe prindërit.

– Paderborn ka pasur një rast të prekur nga Koronavirus…

Po, është një person nga ekipi i prekur.

– Si e mësuat?

Na njoftuan dhe erdhën na bënë analizat të gjithëve.

– Përgjigjja për ju si ishte?

Nuk e di. Asnjë nuk e di sepse do të na njoftojnë secilin nga ne në fillim të javës që vjen. Në fillim e dëgjuam kur virusi ishte larg. Por kur u lajmëruam, u trembëm të gjithë.

– Çfarë masash ju kanë thënë?

Të rrimë në shtëpi. Të mos lëvizim thuajse fare. Kujdes për çdo veprim që bëjmë e çdo gjë që prekim. Tani secili nga ne në ekip do qëndrojë dy javë pa lëvizur.

– Sa e vështirë është të jetoni kështu?

E para është vështirë për të qenë i kujdesshëm me njerëzit e familjes. E theksoj që duhet kujdes ndaj fëmijëve dhe prindërve. Është e vështirë të jem pa futboll, por uroj të kalojë sa më shpejt dhe pa probleme kjo situatë.

– A ju kontrollojnë mjekët nga shteti apo ekipi?

Jo, duhet të qëndrojmë pa lëvizur si fillim. Pastaj, pas analizave do të shohim se çfarë do të na kërkohet të bëjmë.

– Si e përjëtoi familja?

Me frikë. Është situatë e pa përjetuar më parë dhe sigurisht që janë edhe në merak për përgjigjet që do dalin.

– Si po e kaloni këtë periudhë?

Pothuajse shtrirë gjithë ditën. Fare pak lëvizje dhe vetëm duke ndjekur televizion. Seriale dhe filma gjatë gjithë kohës.

– Je izoluar nga pjesa tjetër e familjes?

Realisht po. Po qëndroj në hotel derisa të mësoj përgjigjen e analizave.

A ndjeni shqetësime këto ditë?

Jo nuk kam asgjë. Jam mirë si gjithmonë.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Përcaktohen gjysmëfinalistet e Champions, Liverpool dhe Dortmund mbeten jashtë
Sport

Përcaktohen gjysmëfinalistet e Champions, Liverpool dhe Dortmund mbeten jashtë

14/04/2021
Briken Çalja dhe Evangjeli Veli vijnë me medalje nga Moska
Sport

Briken Çalja dhe Evangjeli Veli vijnë me medalje nga Moska

14/04/2021
Shqipëria merr 3 pikët, por pa shkëlqim ndaj San Marinos
Sport

Shqipëria merr 3 pikët, por pa shkëlqim ndaj San Marinos

31/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In