• Kontakt
Wednesday, January 20, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fshehje masive pasurie nga politika: Gjobiten dhe dërgohen në prokurori 97 emra! Në listë ministra, deputetë, krerë bashkish, prefektë e diplomatë

12/01/2021
in Aktualitet, Kryesore
Fshehje masive pasurie nga politika: Gjobiten dhe dërgohen në prokurori 97 emra! Në listë ministra, deputetë, krerë bashkish, prefektë e diplomatë
22
VIEWS

Rruga më e lehtë për të ndëshkuar të korruptuarit është ajo e gjurmimit të pasurisë. Shumë njerëz me pushtet duket se e kanë kuptuar këtë dhe kanë nisur tratativat për të fshehur pronat, bizneset dhe llogaritë bankare.

Gazeta ka siguruar shifrat e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për 5 vitet e fundit, ku bie në sy se ka një rritje të ndjeshme të atyre që kanë fshehur pasuritë.

Përmes një përgjigje zyrtare për gazetën, ILDKP bën me dije se në 5 vitet e fundit janë gjobitur dhe kallëzuar penalisht 97 zyrtarë të lartë, përfshirë, deputetë, ministra, kryetarë bashkie, diplomatë, prefektë, gjyqtarë, prokurorë dhe drejtorë drejtorish.

“Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në zbatim të nenit 44 të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, nenit 40, të ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, si dhe ligjit nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, i ndryshuar ka aplikuar masën administrative “gjobë”, për rastet e refuzimeve për deklarim, si dhe për rastet e mosdeklarimeve dhe/apo për çështje të konfliktit të interesave. Janë aplikuar për periudhën 2014 – 2019 në total 1.866 masa administrative me “gjobë”.

Nga këto, masa administrative për funksionin deputet, ministër, zëvendësministër, kryetar Bashkie janë 46 në total”, shprehet ILDKP në një reagim për gazetën “SOT”.

Kallëzime penale

Numri i kallëzimeve penale apo i referimeve në prokurori, polici apo në Drejtorinë e Pastrimit të Parave është më i madh për zyrtarët e lartë. Pro ajo që bie në sy është se deri më tani organi i akuzës ka dështuar. 5 vitet e fundit janë paditur 51 emra të njohur dhe deri më sot për shumicën e tyre nuk ka pasur asnjë ndjekje penale, por hetimet janë pushuar në mënyrë tepër të fshehtë.

“Inspektorati i Lartë, gjatë periudhës 2014 – 2019 ka referuar pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të Hetimit Tatimor dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, 430 subjekte, në të cilët janë përfshirë zyrtarë të të gjitha kategorive dhe niveleve, si Deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetar Bashkie, Ambasadorë, Prefektë, Drejtorë të Përgjithshëm, Gjyqtarë, Prokurorë, Drejtorë Drejtorie etj. Nga këto, për funksionet Deputetë, Ministër, Zëvendësministër, Kryetar Bashkie, janë gjithsej 51 referime”, thuhet në raport.

Shpresat janë se me ngritjen e SPAK dhe të Byrosë së Hetimit situata do të ndryshojë. Për kallëzime në nivel deputetësh, ministrash, kryetarë bashkish, ILDKP do i drejtohet tashmë SPAK. Nga ky institucion u bë me dije se puna për raportin vjetor është drejt përfundimit dhe aty do të jepen më shumë detaje mbi paditë e vitit që lamë pas, pra 2020. Ajo që bie në sy është se që kur ka nisur reforma në drejtësi janë të shumtë ata që po fshehin pasuritë.

Por të gjithë kanë mbetur të panjollosur falë ligjit për privatësinë. ILDKP nuk i publikon më emrat që kallëzohen dhe kjo ka bërë që shumë deputetë që janë në Parlament të gëzojnë imazh pozitiv pasi askush nuk e di se ai ka pasuri të pajustifikuar.

Related Posts

Nuk ka paqe mes fqinjëve, reagon ashpër Ankaraja për zgjerimin 12 milje në Egje: Vendimi i Greqisë do të nis një luftë
Aktualitet

Nuk ka paqe mes fqinjëve, reagon ashpër Ankaraja për zgjerimin 12 milje në Egje: Vendimi i Greqisë do të nis një luftë

20/01/2021
Debati në Shqipëri, edhe europarlamentarët patën 50 minuta kohë të lexonin tenderin “sekret” për blerjen e vaksinave anti Covid
Aktualitet

Debati në Shqipëri, edhe europarlamentarët patën 50 minuta kohë të lexonin tenderin “sekret” për blerjen e vaksinave anti Covid

20/01/2021
Shqiptarët të parët në botë për numrin e leje qëndrimeve në Bashkimin Europian për frymë popullsie
Aktualitet

Shqiptarët të parët në botë për numrin e leje qëndrimeve në Bashkimin Europian për frymë popullsie

20/01/2021

NA NDIQ NË FACEBOOK

  • 38.2k Fans

LAJMET E FUNDIT

“Sputnik” kalon provën, vaksina ruse kërkon autorizimin për përdorim në Bashkimin Evropian

“Sputnik” kalon provën, vaksina ruse kërkon autorizimin për përdorim në Bashkimin Evropian

20/01/2021
“Me punë jo gjumë”! Kryeministri Rama prezanton arritjen e radhës të qeverisë së tij dhe ‘thumbon’ hapur opozitën (Video)

“Me punë jo gjumë”! Kryeministri Rama prezanton arritjen e radhës të qeverisë së tij dhe ‘thumbon’ hapur opozitën (Video)

20/01/2021
Priten zhvillime të reja! Ditmir Bushati nxjerr foton dhe tregon politikanin që do të sjellë ndryshimin e madh në Shqipëri: Do të mbetet gjithnjë e pashlyer në memorien time teksa shoqëroja kryeministrin Rama në…

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

20/01/2021
Biznesmeni turk që u ekzekutua pas konfliktit për kredinë 75 milionë euro, lidhja me Rezart Taçin dhe Artan Santon

Biznesmeni turk që u ekzekutua pas konfliktit për kredinë 75 milionë euro, lidhja me Rezart Taçin dhe Artan Santon

20/01/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In