• Kontakt
Sunday, January 24, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Franca përballet me rezistencë të publikut ndaj vaksinës kundër Covid-19

01/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
Franca përballet me rezistencë të publikut ndaj vaksinës kundër Covid-19
15
VIEWS

Ndërsa autoritetet franceze përgatiten të paraqesin strategjinë e tyre të shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit këtë javë, ata po përballen me skepticizëm në vend, ndërsa sondazhet tregojnë se shumë njerëz nuk i besojnë vaksinës.

Franca është një ndër vendet më të goditura të Evropës nga pandemia e COVID-19-s. Më shumë se 50,000 njerëz kanë humbur jetën nga virusi.

Ashtu si në pjesën tjetër të botës edhe në Francë shpresat janë të mëdha që vaksinat të mposhtin virusin dhe do t’u mundësojnë njerëzve rikthimin në jetën normale. Fushata franceze e vaksinimit pritet të fillojë në fund të dhjetorit duke u dhënë dozat e para të moshuarve, atyre që jetojnë në shtëpitë e azilit dhe personelit mjekësor.

Në një fjalim drejtuar vendit, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se një komision shkencor do të mbikëqyrë fushatën e imunizimit dhe do të krijohet një grup i përbërë nga qytetarët për t’u siguruar që popullsia të jetë pjesë e procesit. Imunizimi kundër COVID-19 duhet të jetë i qartë dhe transparent dhe informacioni duhet të ndahet për ato që dihen dhe për të panjohurat, këmbënguli zoti Macron, i cili theksoi se vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm në Francë.

Qeveria është e shqetësuar se miliona francezë do të refuzojnë vaksinat kundër koronavirusit për shkak të rritjes së skepticizmit në vend. Pesëdhjetë e nëntë përqind e francezëve të anketuar thonë se nuk do të vaksinohen, sipas një sondazhi të organizatës IFO, të publikuar të dielën.

Kryeministri francez Jean Castex kohët e fundit tha se ai ka frikë se nuk do të ketë numër të mjaftueshëm të francezeve që do të vaksinohen.

Jean Paul Stahl, një mjek francez i sëmundjeve infektive tha se ai është i shqetësuar nga shifrat.

Profesori shpjegon se ekziston një frikë e zakonshme nga efektet anësore për këto vaksina.

Ai thotë se ka gjithashtu skepticizëm pasi njerëzit e shohin këtë vaksinë si një mjet që do të përdoret nga qeveria. Zoti Stahl tha se në ditët e sotme në shoqëritë tona, gjithnjë e më shumë njerëz nuk i besojnë asnjë autoriteti: politik, shkencor dhe të tjerë.

Franca ka ndarë më shumë se 1.75 miliardë dollarë nga buxheti i vitit të ardhshëm për të blerë vaksina kundër koronavirusit.

Related Posts

Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Martin Deda
Aktualitet

Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Martin Deda

24/01/2021
Ish-ministri i Shëndetësisë: Plehrat e Sharrës dhe shëndeti i njerëzve, histori e rrugëtimit nga ferri në parajsë!
Aktualitet

Ish-ministri i Shëndetësisë: Plehrat e Sharrës dhe shëndeti i njerëzve, histori e rrugëtimit nga ferri në parajsë!

24/01/2021
E rëndë në Fushë Krujë, “Toyota” merr para “Ford-in” dhe “Audi-n”, humb jetën 46-vjeçari, dy gra në spital
Aktualitet

E rëndë në Fushë Krujë, “Toyota” merr para “Ford-in” dhe “Audi-n”, humb jetën 46-vjeçari, dy gra në spital

24/01/2021

NA NDIQ NË FACEBOOK

  • 38.2k Fans

LAJMET E FUNDIT

Rrëfimi i rrallë i Leka Zogut I për komunizmin në Shqipëri, kinezët e kuq, Bashkimin Sovjetik dhe agjentin sekret Kim Philby

Rrëfimi i rrallë i Leka Zogut I për komunizmin në Shqipëri, kinezët e kuq, Bashkimin Sovjetik dhe agjentin sekret Kim Philby

24/01/2021
Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Martin Deda

Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Martin Deda

24/01/2021
Kur edhe grabitësit kërkojnë ndjesë me… dorë në zemër!

Kur edhe grabitësit kërkojnë ndjesë me… dorë në zemër!

24/01/2021
Ish-ministri i Shëndetësisë: Plehrat e Sharrës dhe shëndeti i njerëzve, histori e rrugëtimit nga ferri në parajsë!

Ish-ministri i Shëndetësisë: Plehrat e Sharrës dhe shëndeti i njerëzve, histori e rrugëtimit nga ferri në parajsë!

24/01/2021
E rëndë në Fushë Krujë, “Toyota” merr para “Ford-in” dhe “Audi-n”, humb jetën 46-vjeçari, dy gra në spital

E rëndë në Fushë Krujë, “Toyota” merr para “Ford-in” dhe “Audi-n”, humb jetën 46-vjeçari, dy gra në spital

24/01/2021
Moti/ Shi e borë në Qarkun e Korçës, çfarë duhet të dini nëse udhëtoni drejt Dardhës

Moti/ Shi e borë në Qarkun e Korçës, çfarë duhet të dini nëse udhëtoni drejt Dardhës

24/01/2021
Tritan Kalo mesazh qytetarëve pas skandalit “Tire”: Episodet e njerëzve të pamoralshëm nuk mund të… Kurrë mos e humbni besimin!

Tritan Kalo mesazh qytetarëve pas skandalit “Tire”: Episodet e njerëzve të pamoralshëm nuk mund të… Kurrë mos e humbni besimin!

24/01/2021
“Me punë jo gjumë”! Kryeministri Rama prezanton arritjen e radhës të qeverisë së tij dhe ‘thumbon’ hapur opozitën (Video)

Kryeministri Rama e nis ditën në mënyrën më të bukur, nxjerr foton nga ky vend i rrallë i Shqipërisë

24/01/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In