• Kontakt
Friday, February 26, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fillon “vjedhja” e këshilltarëve gjerman: Lulzim Basha ka Henze-n, Ilir Meta i vjedh me një dekoratë Hansin (Foto)

26/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
Fillon “vjedhja” e këshilltarëve gjerman: Lulzim Basha ka Henze-n, Ilir Meta i vjedh me një dekoratë Hansin (Foto)
122
VIEWS

Kjo puna e këshilltarëve gjermanë ka dalë në modë në Shqipëri. Pas Lulzim Bashës, që paguan një person me mbiemrin Henze, i cili pretendon se është këshilltar i Merkel dhe CDU-së gjermane, gjë që normalisht nuk është e vërtetë, këtë radhë është Ilir Meta ai që ka gjetur një tjetër këshilltar gjerman.

Madje, Meta e ka dekoruar atë edhe me urdhërin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Arsyen e nderimit të tij, vetëm Ilir Meta e di.

Por, nuk duhet shumë mend për ta kuptuar, kur lexon deklaratën që ka lëshuar Hans-Joachim Falenski, i cili është prezantuar nga ana e Presidencës, si kryekëshilltar për Politikën e Jashtme në CDU-CSU.

Ai ka qenë disa herë në takimet e Lulzim Bashës, që, ndryshe nga Meta, e ka prezantuar thjesht si “këshilltari i grupit parlamentar të CDU-së së Anxhela Merkelit”.

Pasi ka marrë medaljen, ai ka dhënë një deklaratë të gjatë, në të cilën shprehet se Gjermania ka vendosur dy parakushte që duhet të përmbushen nga Shqipëria përpara zhvillimit të Konferencës së parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave (nuk dihet se në emër të kujt flet ai për kushtet e reja gjermane, kur nuk përfaqëson as Qeverinë dhe as Bundestagun).

Ai veçon funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë me gjyqtarë që kanë kaluar vettingun, duke nënvizuar se kjo duhet bërë në përputhje të plotë me Kushtetutën.

“Dhe kjo përfshin jo vetëm procesin e zgjedhjes së gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun, por edhe procesin e marrjes së vendimeve ose – për shembull – ceremoninë për t’i bërë gjyqtarët të betohen mbi Kushtetutën”, tha ai.

Më tej, Falenski shtroi pyetjen:“Nëse nenet përkatëse të Kushtetutës nuk respektohen plotësisht në këtë moment të rëndësishëm të një fillimi të ri, si mund të besojmë se puna e ardhshme e Gjykatës Kushtetuese do të kryhet në përputhje të plotë me Kushtetutën?”

Ai shtoi se përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë është i rrezikshëm për Gjermaninë.

“Një vend kandidat ka nevojë për një sistem demokratik me kontrolle dhe ekuilibra funksionues. Të gjitha pushtetet në një dorë të vetme, në shumicën e rasteve, janë të rrezikshme për demokracinë dhe nuk ju afrojnë aspak më pranë Evropës. Për këtë arsye është urgjentisht e nevojshme të krijoni një sistem funksionues të kontrolleve dhe ekuilibrave këtu në vendin tuaj”, thotë ai.

Ai veçoi edhe lirinë e medias si shqetësim për Gjermaninë, duke përmendur paketën antishpifje, e cila aktualisht ndodhet për shqyrtim në Komisionin e Venecias.

Ai përmend edhe një nga kushtet prej 9 pikash të Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave, siç është kushti lidhur me blerjen e votave

“Për Bundestag-un blerja e votave është rasti më i keq në një demokraci. Për këtë arsye Bundestag-u ka ndjekur me përparësi ecurinë e dosjeve 184 dhe 339, por gjithashtu edhe me shqetësim deri këto ditët e fundit”, thotë ai.(TemA)

ShareTweetSendSend

Related Posts

Çfarë ndodhi? Shkrimtarja e njohur shqiptare del me thirrjen urgjente
Aktualitet

Çfarë ndodhi? Shkrimtarja e njohur shqiptare del me thirrjen urgjente

26/02/2021
“Patëm goditje të mëdha”! Rama zbarkon në Berat, shfaqet krah figurës së njohur politike që bëri bujë nga largimi i LSI-së dhe iu bashkua PS-së
Aktualitet

“Patëm goditje të mëdha”! Rama zbarkon në Berat, shfaqet krah figurës së njohur politike që bëri bujë nga largimi i LSI-së dhe iu bashkua PS-së

26/02/2021
Basha u merr firmën dhe mashtron aleatët: Asnjë premtim për numrin rendor në lista, Idrizi dhe Mediu rrezikojnë shumë në Tiranë
Aktualitet

Basha u merr firmën dhe mashtron aleatët: Asnjë premtim për numrin rendor në lista, Idrizi dhe Mediu rrezikojnë shumë në Tiranë

26/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In