• Kontakt
Tuesday, April 13, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Etilda Gjonaj i përgjigjet Ilir Metës: Beteja s’ka mbaruar dhe të pres në SPAK, anulimi i 30 qershorit antikushtetues

10/03/2020
in Aktualitet, Debat
Etilda Gjonaj i përgjigjet Ilir Metës: Beteja s’ka mbaruar dhe të pres në SPAK, anulimi i 30 qershorit antikushtetues
87
VIEWS

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i është përgjigjur sërish sulmeve të presidentit Ilir Meta me kundërakuza në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe jovetëm, duke i konsideruar si “halli” që ka për reformën në drejtësi. Teksa ishte duke folur në një studio televizive,

Gjonaj e quajti betejën e Metës të konsideruar prej këtij të fundit si mbrojtje të Kushtetutës si një aksion për funksione politike, duke shtuar se ai po bën një shou presidencial. Në këtë kontekst, zonja Gjonaj i kujtoi Metës se beteja me të nuk ka mbaruar dhe se e pret në SPAK, ndërsa shtoi se mazhoranca ku ajo bën pjesë do të njohë çdo qëndrim të Komisionit të Venecias. “Përsa kohë që ne si qeveri dhe aq sa kontribute na ka njohur Kushtetuta, sikundër është edhe Ministri i Drejtësisë dua të theksoj se janë ndjekur në mënyrë absolute dhe rigoroze çfarë thotë ligji për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Dhe jo pa qëllim ndryshoi formula. Kjo pasi nëse dje Gjykata Kushtetuese, ka qenë gjithmonë e kapshme dhe e ndikuar nga politika, sot ajo ka një formulë të re. Kështu që, nga kjo pikëpamje akuzat e presidentit Ilir Meta dhe opozitës se mazhoranca po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese nuk qëndrojnë.

Nga ana tjetër, unë vijoj t’i qëndroj mendimit se ky ngërç ka ardhur nga moszbatimi i Kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës. Ne duke u ndodhur në këto kushte propozuam ndryshimet në ligj që të evidentojmë bllokimin e institucioneve, ndryshime këto që u përgëzuan nga Komisioni i Venecias. Ne do të njohim çdo qëndrim të Komisionit të Venecias, por ne na favorizon fakti që ky Komisionin është shprehur për raste si Ukraina. Kështu që, ne do të njohim çdo qëndrim të Venecias”, deklaroi ajo. Më tej, ministrja Gjonaj iu përgjigj edhe akuzave të Metës se përse dekreti i tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit nuk u botua në Fletoren Zyrtare, duke shtuar se vendimi i kreut të shtetit ishte anti-kushtetues. “Kallëzimi i presidentit Ilir Meta ndaj meje në SPAK është inegzistent. Unë i kam bërë publike provat që me të cilat do të përballem me Metën në SPAK. Jo çdo njeri që sa herë që bërtet ka të drejtë. Sa i takon mosbotimit të dekretit të Metës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit në Fletoren Zyrtare, nuk besoj se ishte shkelje, pasi për këtë çështje foli Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kuvendi i Shqipërisë u shpreh me një rezolutë, duke e quajtur të pavlefshëm dekretin e Presidentit të Republikës”, nënvizoi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Basha tregon sakrificat dhe lutet: I kam rënë vendit cep më cep, jam lodhur. Kam nevojë për ju
Aktualitet

Qeshni me “profesor” Lulin! Studentëve mediokër që e dëgjojnë: Gjysmën e mësimit do ta keni teori, gjysmën praktikë

13/04/2021
Luli Basha gjumash: Çfarë “cope mishi” Ori kandidatja “përse”për deputete e Lulit! Nuk e kupton se për çfarë gjumi akuzohet shefi i saj, deliron: Kanë fjetur me të apo kanë qejf të flejnë
Aktualitet

Luli Basha gjumash: Çfarë “cope mishi” Ori kandidatja “përse”për deputete e Lulit! Nuk e kupton se për çfarë gjumi akuzohet shefi i saj, deliron: Kanë fjetur me të apo kanë qejf të flejnë

13/04/2021
“Mblidh rrypat sa nuk është vonë”! Juristi Romeo Kara ia thotë troç Albin Kurtit: Ke shkelur ligjin për partitë politike në Shqipëri!
Aktualitet

“Mblidh rrypat sa nuk është vonë”! Juristi Romeo Kara ia thotë troç Albin Kurtit: Ke shkelur ligjin për partitë politike në Shqipëri!

13/04/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In