• Kontakt
Thursday, March 4, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Bota

Epidemiologu zviceran jep lajmin fantastik, tregon çfarë do ndodhë me Covid-19 në fillim të vitit 2021

28/09/2020
in Bota
Epidemiologu zviceran jep lajmin fantastik, tregon çfarë do ndodhë me Covid-19 në fillim të vitit 2021
27
VIEWS

Epidemiologu zviceran Marcel Salathe është nga të paktët ekspertë që aktualisht ka optimizëm për të ardhmen e pandemisë.

Nuk ka kaluar më shumë se një muaj prej kur Salathe kishte kritikuar ashpër administratën federale dhe atë kantonale të Zvicrës rreth menaxhimit të krizës. Testimi dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve të koronavirusit nuk funksionon aspak në Zvicër dhe gjithçka po zgjat shumë, kishte thënë ai, shkruan “SonntagsZeitung”.

Por Salathé, i cili është anëtar i taskforcës së shkencës, të formuar në nivel federal për luftimin e COVID-19, tashmë sheh progres të rëndësishëm në frenimin e koronavirusit.

“Qysh në fillim të vitit 2021, gjendja në Zvicër mund të jetë aq e mirë sa që COVID-19 nuk do të jetë më i rrezikshëm se një grip i zakonshëm. Salathe sheh përparim të madh”, ka thënë ai në një intervistë për “SonntagsZeitung”.

Tani po funksionon. Numri i infeksioneve të reja është i konsiderueshëm me 400 raste në ditë por numrat janë të qëndrueshëm. Duket vërtet mirë tani. Gjurmimi i kontakteve tani merret seriozisht në të gjitha kantonet, përcjell albinfo.ch. Kantonet po bëhen gjithnjë e më efikase në ndjekjen e zinxhirëve të infeksionit dhe ndërprerjen e tyre.

Aplikacioni paralajmërues dixhital funksionon në mënyrë perfekte. Përfitimi nga ai mund të rritet, tha Salathé për “NZZ am Sonntag”. Sa më shumë përdorues të instalojnë aplikacionin, aq më shumë do të ketë efekt. Por ai do të dëshironte që Zyra Federale e Shëndetit Publik të raportonte edhe më pozitivisht rreth këtij aplikacioni, për të bindur edhe më shumë njerëz.

Nëse do të jetë e nevojshme bartja e maskës në punë gjatë dimrit që vjen, mbetet të shihet, thotë eksperti. Por ai nuk ndan mendimin me njerëzit që kanë frikë se do të ketë një valë të re të infeksioneve në dimër, transmeton albinfo.ch. Përkundrazi: ai supozon se situata do të përmirësohet së shpejti, ka thënë Salathé për gazetat në fjalë.

Epidemiologu e sheh edhe zhvillimin aktual të vaksinave si shumë premtues. Në momentin vaksina të jetë në dispozicion ose një ilaç është funksional dhe shtrimet në spital janë nën kontroll, situata do të ndryshojë plotësisht. Atëherë COVID-19 do të bëhet një sëmundje e nivelit të gripit.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Spitali rajonal në Fier nga Erdogan, Kreshnik Spahiu ironizon keq opozitën: Rracë më mirënjohse nuk gjenë në botë! Të huajt po e bëjnë falas, ata ankohen pse s’është me pesë yje!
Bota

Spitali rajonal në Fier nga Erdogan, Kreshnik Spahiu ironizon keq opozitën: Rracë më mirënjohse nuk gjenë në botë! Të huajt po e bëjnë falas, ata ankohen pse s’është me pesë yje!

04/03/2021
Më në fund zbulimi i rëndësishëm: Kush janë njerëzit imun ndaj koronavirusit?!
Bota

Më në fund zbulimi i rëndësishëm: Kush janë njerëzit imun ndaj koronavirusit?!

03/03/2021
Joe Biden e humbet fillin gjatë fjalimit dhe befason me deklaratën: Çfarë po bëj këtu? (Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit)
Bota

Joe Biden e humbet fillin gjatë fjalimit dhe befason me deklaratën: Çfarë po bëj këtu? (Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit)

02/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In