• Kontakt
Tuesday, March 2, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Epidemiologët: Shqipëria është në fund të valës së koronavirusit

31/08/2020
in Aktualitet, Kryesore
Epidemiologët: Shqipëria është në fund të valës së koronavirusit
27
VIEWS

Fundi i verës po jep sinjale pozitive në lidhje me situatën nga përhapja e virusit. Epidemiologët po vënë re rënie të ndjeshme të pozitivitetit në popullatë dhe rritje të numrit të personave të shëruar.

Ilir Alimehmeti tregon se edhe Shqipëria po i afrohet situatës se vendeve të tjera, por me disa javë më vonë. Dy mendohet të jenë arsyet që po na çojnë në këta tregues, cikli i virusit dhe sjellja e qytetarëve.

“Numri i të shëruarve ka filluar të jetë më i madh se numri i rasteve të reja, përqindja e rasteve pozitive ka nisur të bjerë. Para tri javësh ishte 23%, para dy javësh ishte 19%, dhe ditët e fundit është 10-14%. Maqedonia që është në kurbë epidemiologjike para nesh, tani është në rënie dhe përqindja e pozitivitetit atje është 4-5%. Duket se dhe ne, pas një jave, do të ndjekim të njëjtën situatë”.

Sa i përket nivelit të rasteve të rënda dhe humbjeve të jetës, Alimehmeti thotë se do të duhen edhe disa javë që këta tregues të pësojnë ulje. Sipas tij respektimi i masave janë çelësi i suksesit në këtë epidemi. Dy javë para fillimit të mësimit, epidemiologu rekomandon masa strikte në shkolla, si dhe kryerjen e tamponit për të gjithë mësuesit para nisjes së vitit shkollor.

“Prindërit dhe mësuesit të kenë sa më pak kontakte mes tyre, mësuesit të respektojnë masat dhe jo vetëm në letër. Një tjetër mendim është mundësia e testimit të gjithë mësuesve para fillimit të vitit, për ta nisur shkollën me një ambient të pastër, pa virus. Ne kemi çdo ditë 100 raste të reja, ndonjë prej tyre mund të jetë edhe staf mësimor dhe nuk e dinë pasi mund të jenë asimptomatikë”, thotë Alimehmeti.

Për situatën në dimër ende nuk mund të bëhen parashikime. Por referuar vendeve të gjysmës tjetër të globit që janë në kushtet e stinës së ftohtë epidemiologët nuk kanë vënë re ndryshime të mëdha. Megjithatë, është ende herët, sipas tyre, për atë që quhet valë e dytë e koronavirusit.

ShareTweetSendSend

Related Posts

‘Takim i shkëlqyer me kryeministrin’, presidenti i Parlamentit Europian reagon pas vizitës së Ramës në Bruksel dhe jep lajmin e mirë për Shqipërinë
Aktualitet

‘Takim i shkëlqyer me kryeministrin’, presidenti i Parlamentit Europian reagon pas vizitës së Ramës në Bruksel dhe jep lajmin e mirë për Shqipërinë

02/03/2021
Epidemiologët japin lajmin fantastik: Shqipëria ka kaluar në shkurt valën e tretë të Covid-19
Aktualitet

Epidemiologët japin lajmin fantastik: Shqipëria ka kaluar në shkurt valën e tretë të Covid-19

02/03/2021
Ilir Meta në delir apo në rënie të lirë?! Zbulon “urdhrin” që i ka dhënë Bashës dhe Kryemadhit: Do të ketë provokime! S’di a do më zërë gjumi! Do përpiqem të fle pasi nesër kam…
Aktualitet

Ilir Meta në delir apo në rënie të lirë?! Zbulon “urdhrin” që i ka dhënë Bashës dhe Kryemadhit: Do të ketë provokime! S’di a do më zërë gjumi! Do përpiqem të fle pasi nesër kam…

02/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In