• Kontakt
Saturday, February 27, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Blog

E dashur infermjere, i dashur doktor…!

11/03/2020
in Blog
E dashur infermjere, i dashur doktor…!
64
VIEWS

Fundnëntorin e vitit të kaluar kur toka u drodh nën këmbët tona ju nuk rrëmbyet palltot e ngrohta të stinës por veshët përparëset e bardha, i hipët ambulancës dhe nxituat për në gërmadhat e Durrësit, Laçit, Thumanës.Me duart tuaja peshonit mbi gjokset e të plagosurve të tërmetit tu sillnit në jetë zemrat e tyre të dërmuara nga fatkeqësia natyrore.

U pastronit gjakun e plagëve dhe u jepnit oksigjen e shpresë fëmijëve, pleqve, vajzave, djemve për tua rikthyer funksionimin e organizmit. Ballë jush ishte kapriçoja e natyrës por ju nuk humbët as durim dhe as u demoralizuat. Jeta triumfoi mbi gërmadhat e mortit e si zakonisht ju modestë vazhduat punën dhe misionin tuaj. Pas tërmetit erdhi ndërrimi i viteve dhe ne të tjerët si gjithmonë u harbuam mes festës, fishekzjarreve, bakllavasë, alkoolit e të dehur e të mbingopur përfunduam sërish në duart tuaja.

Ju nuk festuat vitin e ri por në gadishmërinë sublime prisnit e përcillnit në dyert e spitaleve viktimat e qejfit dhe të abuzimit. Na ndenjët te koka, na shëruat dhe na përcollët plot humanizëm. Edhe ditët e mëpasme të vitit që erdhi vazhduan si gjithmonë me aksidentet, plagosjet, rrahjet, vrasjet, plagët, gjakun por ju aty stoikë si gjithmonë shëruat dhe shëroni viktima e njëkohësisht mbyllni plagët e dalldisë tonë kolektive.
Sot që po u shkruaj është dita e tretë e një pranvere fatkeqe nacionale e ndërsa shumica prej nesh jemi mbyllur në shtëpi, ju jeni aty në mes të kolerës vdekjeprurëse duke u shërbyer pacientëve që nuk po i kursen coronavirusi. Ju i keni shpallur luftë një armiku të padukshëm që po merr më qafë vendin, kontinentin, planetin dhe vetëmohimi juaj është e vetmja shpresë për këdo nga ne.

Ndryshe nga qindra kolegët tuaj që u arratisën drejt Gjermanisë ju mjeket, infermierët dhe sanitarët e këtushëm po mbani gjallë atë shkëndijën e vogël të zjarrit të jetës. Para jush ne jemi dorëzuar të gjithë dhe po para jush ne ndihemi të vegjël dhe borxhllinj të mëdhenj. Por mos harroni se shumë prej nesh janë të pabesë porsi virusi e ndërkohë që ju shëroni njërën plagë, plagë të tjera u hap politika, media, mosmirënjohja.

2./
Të drobitur nga orët e pafundme të punës tuaj, ju gjeni kohë ti përgjigjeni edhe virozës edhe renegatëve që duan të përfitojnë mbi tragjedinë kombëtare. Puna, sakrificat dhe modestia juaj mbeten ilaçi më i fortë i këtyre ditëve dhe teksa u shohim për së largu tek i qëndroni mbi kokë pacientit mezi presim të afrohet fundmarsi e tu përqafojmë të gjithëve një e nga një.
Me falni se desh harrova. Kur të mbaroni punë kontrolloni xhepat e përparëseve tuaja të bardha. Aty nuk do gjeni 10 mijë lekëshin tim, do gjeni 10 milionë urime dhe bekime nga ne të gjithë. Faleminderit! /Nga Bledi Mane

Share12TweetSendSend

Related Posts

Hienat, orlat, korbat dhe sorrat të bashkuar për të mbajtur në krah “arkëmortin” e rëndë të humbjes!
Aktualitet

Hienat, orlat, korbat dhe sorrat të bashkuar për të mbajtur në krah “arkëmortin” e rëndë të humbjes!

27/02/2021
Përralla e njeriut-integrim, Lulzim Basha!
Blog

Një zile telefoni në zyrat e PD: ‘Jemi nga Ambasada Amerikane!’

27/02/2021
Nora moj Nora!
Blog

Nora moj Nora!

27/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In