• Kontakt
Thursday, February 25, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dyshime për shitje shtetësie në Presidencë! Pas skandalit me indianët në kërkim ndërkombëtarë, Meta ka “doravitur” 1200 pasaporta shqiptare

02/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
Dyshime për shitje shtetësie në Presidencë! Pas skandalit me indianët në kërkim ndërkombëtarë, Meta ka “doravitur” 1200 pasaporta shqiptare
59
VIEWS

Plasin pazaret me nënshtetësitë. Që sapo Ilir Meta mori postin e presidentit, numri i të huajve që kanë marrë nënshtetësinë shqiptare është rritur ndjeshëm. Teksa Bujar Nishani do mbahet mend si presidenti që theu çdo rekord me dekoratat, Meta do mbahet mend si presidenti që i ka dhënë nënshtetësi kujtdo që ka dashur të bëhet shqiptar.

Në sajë të një investigimi të gazetës, rezulton se plot 1.200 shtetas të huaj janë bërë shqiptarë nga presidenti Meta gjatë viteve 2018-2019. Në vitin 2018 e kanë marrë pasaportën shqiptare plot 658 persona, ndërsa gjatë 2019 plot 514 persona. Ata që dominojnë më shumë janë shtetasit kosovarë. Rreth 60-70 për qind janë emra nga Kosova që kanë marrë shtetësinë shqiptare. Dihet që të gjithë kosovarët e duan shtetësinë shqiptare për shkak të lëvizjes së lirë në Shengen. Kosova nuk i ka liberalizuar vizat dhe kështu që si alternativë përdoret pasaporta shqiptare.

Por duket se dhënia e shtetësisë për kosovarët është kthyer në një skemë pazari. Ata që merren me këtë proces janë këshilltari i Metës për Sigurinë, Bahri Shaqiri dhe Sekretari i Përgjithshëm. Ata bëjnë verifikimet e dokumenteve dhe ja kalojnë më pas Metës për firmosjen e dekretit. Fakti që janë lëshuar kaq shumë nënshtetësi tregon se diçka luhet në këtë mes. Sado dashamirës të jetë presidenti ndaj kosovarëve, një shifër prej 1.200 nënshtetësish është tejet e lartë.

Ndërkohë përveç shtetasve nga Kosova ka dhe nga Italia, por dhe nga shtete aziatike. Duhet theksuar se Meta u përfshi pak kohë më parë në një skandal me dhënien e shtetësive, pasi ja dha 2 vëllezërve indianë që ishin në kërkim nga autoritetet indiane. Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara janë në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohen për një skemë pastrimi parash prej 725 milionë dollarësh amerikanë. Por pavarësisht kësaj, në 2017 ata u bënë shqiptarë falë dekreteve të nxjerra nga presidenti. Në atë kohë pati debate të shumta, pasi u favorizuan dy kriminelë.

Dyshimet mbi zbatimin e ligjit

1.200 nënshtetësi në dy vite janë shumë. Dhënia e tyre bëhet mbi bazën e kritereve të përcaktuara në ligjin për shtetësinë. Në fund të viti që lamë pas ligji ndryshoi dhe sipas tij shtetësia fitohet me: lindje; origjinë; lindje në territorin e Republikës së Shqipërisë; natyralizim; birësim. Ndërsa me ligjin e vjetër që ka përdorur presidenti jepej me: lindje; natyralizim; birësim. Shumica e shtetësive që ka dhënë Meta janë me natyralizim. Por që të jepet shtetësia duhen disa kushte themelore.

“Një i huaj që ka paraqitur kërkesë për marrjen e shtetësisë shqiptare me natyralizim e fiton atë në rast se plotëson kushtet e mëposhtme: Të ketë mbushur moshën 18 vjeç; Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë , në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vjet; Të ketë banesë dhe të disponoje të ardhura të mjaftueshme; Të mos ketë qenë ndonjëherë i dënuar në shtetin e vet apo në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie”, thuhet në ligj. Pra kushti bazë duhet të ketë jetuar 5 vite në Shqipëri. Pyetja që shtrohet është: Këta persona kanë jetuar 5 vitet e fundit në vendin tonë? Në ditë në vijim do të hedhim më tepër dritë në këtë aspekt.

Plasin pazaret në Presidencë me nënshtetësitë, pas

ShareTweetSendSend

Related Posts

Sondazhi: Cilat janë tre problemet më të mëdha në Shqipëri? Vetëm 2% përgjigjen ‘keqqeverisja’! Anal-isti Gjekmarkaj s’është dakord
Aktualitet

Sondazhi: Cilat janë tre problemet më të mëdha në Shqipëri? Vetëm 2% përgjigjen ‘keqqeverisja’! Anal-isti Gjekmarkaj s’është dakord

25/02/2021
Kryemadhi nuk përmbahet: Nëse nuk do të kishim ndërkombëtarë që lënë vajzat e shqiptarëve me barrë dhe ikin, s’do bënte kështu Rama
Aktualitet

Kryemadhi nuk përmbahet: Nëse nuk do të kishim ndërkombëtarë që lënë vajzat e shqiptarëve me barrë dhe ikin, s’do bënte kështu Rama

25/02/2021
Kryemadhi fyen ndërkombëtarët: Ambasadorët do jenë nesër shërbëtorët e mi dhe të Bashës. S’janë budallenj! LSI ka sondazhet e veta!
Aktualitet

Kryemadhi fyen ndërkombëtarët: Ambasadorët do jenë nesër shërbëtorët e mi dhe të Bashës. S’janë budallenj! LSI ka sondazhet e veta!

25/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In