• Kontakt
Tuesday, March 2, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DOKUMENTI: Teksti i plotë i marrëveshjes Kosovë- Serbi, me ndërmjetësi të SHBA-së

05/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
Detajet më të fundit nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump takon sot Hotin e Vuçiç, i pranishëm në momentin e firmosjes së marrëveshjeve
23
VIEWS

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova u pajtuan që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike, duke e cilësuar këtë një kthesë të madhe pas më shumë se një dekade që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Më poshtë është dhe teksti i plotë i marrëveshjes, që ka karakter ekonomik, por edhe politik, pasi në pikën e fundit thuhet se Kosova do njihet nga Izraeli.

-Të dy palët do të zbatojnë marrëveshjen për autostradën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt 2020.

-Të dy palët do të zbatojnë marrëveshjen për hekurudhat Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt 2020.

-Dhe të dy palët do të angazhohen për të bërë një studim fizibiliteti për lidhjen e Beogradit dhe Prishtinës me infrastrukturë hekurudhore që do të çojë drejt një porti të thellë detar në Adriatik.

-Kosova dhe Serbia do të punojnë me Korporatën Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe EXIM, për të realizuar memorandumë që të ofrojnë:

-Hekurudhën e Paqes

-Lidhja hekurudhore Prishtinë-Merdarë

-Lidhje hekurudhore Nish-Prishtinë

-Financim për të mbështetur huatë që nevojiten për bizneset e mesme e të vogla

-Projekte të tjera dypalëshe

-Praninë me kohë të plotë të një dege të Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Beograd, Serbi.

-Të dy palët do të hapin dhe do të vënë në punë Pikën e Kalimit të Përbashkët në Merdarë.

-Të dy palët do t’i bashkohen mini-shengenit të njoftuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut më tetor të vitit 2019, si dhe të përdorin në mënyrë të plotë të gjitha përfitimet e saj.

-Të dy plët do të njohin diplomat dhe certifikatat personale të njëra-tjetrës.

-Të dy palët d të pranojnë të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe të tjera ente qeveritare amerikane për të kryer studime fezibiliteti në lidhje me ndarjen mes tyre të Liqenit të Ujmanit, si një burim i rëndësishëm për ujë dhe energji.

-Të dy palët do të diversifikojnë burimet e energjisë

-Të dy palët do të ndalojnë përdorimin e rrjetit 5G nga shitës që nuk janë të besuar. Nëse pajisjet janë të pranishme, të dy palët bien dakord që t’i heqin.

-Të dy palët do të shtojnë kontrollin e udhëtarëve, ndarjen e informacionit mes njëri-tjetrit dhe brenda kuadrit të një bashkëpunimi më të gjerë të SHBA-ve në Ballkan, si dhe të angazhohen që të përmirësojnë teknologjinë për të luftuar veprimtari të paligjshme, duke instaluar e duke vënë në punë sisteme amerikane për kontroll dhe informim, si PSICES, APIS, ATS-G dhe SRTP.

-Të dyja palët angazhohen të mbrojnë dhe promovojnë lirinë fetare, përfshirë komunikim të komunikim ndërfetar, mbrojtje të zonave fetare dhe zbatim të vendimeve gjyqësore që lidhen me Kishën Ortodokse dhe vazhdimësinë e kthimit të pronave hebreje të periudhës së holokaustit të mbetura pa trashëgimtarë dhe të pakërkuara.

– Të dyja palët angazhohen të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar personat e humbur.

– Të dyja palët angazhohen të identifikojnë dhe zbatojnë zgjidhje afatgjata, të qëndrueshme për refugjatët dhe të dëbuarit brenda për brenda.

– Të dy palët angazhohen të identifikojnë një pikë kontakti që do të ccojë përpara përpjekjet brenda ministrive respektive të qeverive dhe të ketë koordinim midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe të ofrohet përditësim vjetor i shifrave për rastet e zgjidhura dhe ato që janë ende në pritje.

– Të dyja palët do të punojnë me 69 shtetet ku homoseksualiteti përbën krim që të nxisin dekriminalizim të tij.

– Të dyja palët angazhohen të emërojnë Hezbollahun si një organizatë terroriste dhe të marrin masa për të kufizuar veprimet e Hezbollah dhe aktivitetet e tyre financiare në juridisksionin e tyre.

– Kosova do të dakordësohet që të zbatojë një moratorium një vjeçar në kërkesat për anëtarësim në Organizatat ndërkombëtare. Serbia do të ndalojë për një vit fushatën e mosnjohjes ndaj Kosovës dhe do të tërhiqet nga kërkesat formale apo informale ndaj ccdo shteti apo Organizate Ndërkombëtare që të mos njohë Kosovën si një shtet të pavarur. Të dy shtetet bien dakord që ta zbatojnë këtë pikë menjëherë.

Share8TweetSendSend

Related Posts

‘Takim i shkëlqyer me kryeministrin’, presidenti i Parlamentit Europian reagon pas vizitës së Ramës në Bruksel dhe jep lajmin e mirë për Shqipërinë
Aktualitet

‘Takim i shkëlqyer me kryeministrin’, presidenti i Parlamentit Europian reagon pas vizitës së Ramës në Bruksel dhe jep lajmin e mirë për Shqipërinë

02/03/2021
Epidemiologët japin lajmin fantastik: Shqipëria ka kaluar në shkurt valën e tretë të Covid-19
Aktualitet

Epidemiologët japin lajmin fantastik: Shqipëria ka kaluar në shkurt valën e tretë të Covid-19

02/03/2021
Ilir Meta në delir apo në rënie të lirë?! Zbulon “urdhrin” që i ka dhënë Bashës dhe Kryemadhit: Do të ketë provokime! S’di a do më zërë gjumi! Do përpiqem të fle pasi nesër kam…
Aktualitet

Ilir Meta në delir apo në rënie të lirë?! Zbulon “urdhrin” që i ka dhënë Bashës dhe Kryemadhit: Do të ketë provokime! S’di a do më zërë gjumi! Do përpiqem të fle pasi nesër kam…

02/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In