• Kontakt
Tuesday, April 13, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Do dorhiqet si president nëse gruaja humbet zgjedhjet! Meta intrigë për të penguar formimin e qeverisë pas 25 prillit: Mazhoranca plan B

06/03/2021
in Aktualitet, Debat
Do dorhiqet si president nëse gruaja humbet zgjedhjet! Meta intrigë për të penguar formimin e qeverisë pas 25 prillit: Mazhoranca plan B
15
VIEWS

Ilir Meta ka shmangur sot pyetjen nëse do ta zbatojë Kushtetutën për të mandatuar për formimin e qeverisë partinë apo koalicionin që do të fitojë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Në kushtet kur të gjitha sondazhet konfirmojnë Partinë Socialiste fituese të zgjedhjeve, Meta, me shmangien dhe kërcënimet e tij, sinjalizon mundësinë e bllokimit të formimit të qeverisë së re, nëse PD-LSI do të humbasin zgjedhjet.

Neni 96 i Kushtetutës është tejet i qartë, duke parashikuar që Presidenti emëron kryeministër kandidatin e propozuar nga partia ose koalicioni i partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Pra, jo kush merr më shumë vota, por kush merr më shumë deputetë, ka të drejtë të propozojë kandidatin për kryeministër, i cili pasi emërohet nga Presidenti, duhet të votohet nga Kuvendi, ndërsa brenda 10 ditëve paraqet në Kuvend programin dhe qeverinë.

Në Kushtetutë nuk specifikohet për koalicione parazgjedhore apo paszgjedhore. Gjithashtu, në Kushtetutë, por as edhe në ligje, nuk ka asnjë parashikim se çfarë ndodh nëse Presidenti bllokon formimin e qeverisë së re, duke sfiduar vullnetin e zgjedhësve me alibinë se zgjedhjet nuk kanë qenë të ndershme.

Nga ana tjetër, Presidenti aktual Ilir Meta, ka treguar se për interesa të partisë së tij, nuk njeh as Kushtetutën dhe as ligj, siç ishte akti i zhdekretimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 dhe dekretimit të një date tjetër sipas mendjes së tij, bllokimi i emërimit të ministrave, shkeljen e Kushtetutës me emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese etj.

Në këtë rrethana, duke parashikuar një bllokadë të Ilir Metës nëse PD-LSI do të konfirmohen sërish në opozitë, mazhoranca qeverisëse ka një plan B. Në fund të vitit 2020, deputetët e Partisë Socialiste kanë hartuar një projektligj për Presidentin, duke parashikuar një mekanizëm zhbllokues nëse kreu i shtetit ndërmerr aventurën e bllokimit të formimit të qeverisë së re.

Nisma ligjore i cakton një afat prej 10 ditësh Presidentit për emërimin e kryeministrit nga koha e mbledhjes së parë të Parlamentit të ri.

Nëse Presidenti, në rastin konkret Ilir Meta nuk e emëron kryeministrin brenda këtij afati, atëherë kryeministri zgjidhet drejtpërdrejt nga Kuvendi.

I njëjti mekanizëm zhbllokues është parashikuar edhe për ministrat. Nisma ligjore nuk është miratuar, por nëse Ilir Meta jep sinjale bllokade pas 25 prillit, Parlamenti mund të mblidhet në çdo kohë për të miratuar ligjin dhe për ta rivotuar nëse kthehet nga Presidenti.

Ndërkaq, Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do të japë dorëheqjen dhe do të marrë drejtimin e opozitës nëse Partia Socialiste fiton zgjedhjet e 25 prillit. “Nëse kjo shumicë konfirmohet pa prekur votën, Presidenti jep dorëheqjen më 26 prill”, ka paralajmëruar Meta. Nëse ky skenar realizohet, zgjedhjen e parashikon Kushtetuta. Neni 91 i Kushtetutës parashikohen se nëse Presidenti lë vendin vakant, vendin e tij e zë kryetari i Kuvendit, në rastin konkret Gramoz Ruçi.

ShareTweetSendSend

Related Posts

“Edi Ramën në këtë qytet e shohin si Zot”! Frrok Çupi nxjerr prapaskenat politike dhe zbulon datën kur do të arrestohet Presidenti Ilir Meta: Ai është tip matrapazi!
Aktualitet

“Edi Ramën në këtë qytet e shohin si Zot”! Frrok Çupi nxjerr prapaskenat politike dhe zbulon datën kur do të arrestohet Presidenti Ilir Meta: Ai është tip matrapazi!

13/04/2021
Aktualitet

Videoja që po shpërndahet me shpejtësi! Kjo gafë e Lulzim Bashës po thyen rrjetin

13/04/2021
Koalicionet paszgjedhore, Rama: Kemi përballë një konglomerat partish për të hequr Edi Ramën! PS do ta formojë vetëm qeverinë e re
Aktualitet

Koalicionet paszgjedhore, Rama: Kemi përballë një konglomerat partish për të hequr Edi Ramën! PS do ta formojë vetëm qeverinë e re

13/04/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In