• Kontakt
Sunday, March 7, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Denoncimi i mjekes: Deri dje ishim heronj, kurse sot po kërkojmë të paktën të trajtohemi njerëzisht

28/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
Denoncimi i mjekes: Deri dje ishim heronj, kurse sot po kërkojmë të paktën të trajtohemi njerëzisht
14
VIEWS

Mjekja dermatologe Monika Fida ka denoncuar live në rrjetet sociale se në oborrin e QSUT-së, sipas saj mjekët nuk lejohen të parkojnë automjetet e tyre pasi koncensionari i parkimeve ka bllokuar vendet për ta.

Teksa ndodhej në ambientet e QSUT-së për konsulta dhe për të dhënë mësim për studentët, mjekja është gjobitur nga policia ndonëse automjeti kishte leje parkimi në ambientet e QSUT-së.

Mjekja Fida ka vënë në dukje se përveç kushteve të vështira në spitale, mjekët duhet të paguajnë dhe gjobat për parkim nga keqmenaxhimi i QSUT-së.

“Ne që ofrojmë shërbimin, bluzat e bardha që deri dje ishim heronjtë, nuk mundemi që të parkojmë këtu. QSUT nuk ka vende për mjekët dhe nuk ka vende për të ofruar shërbim”, tha mjekja Fida, e cila ka publikuar edhe një mesazh drejtuar n/drejtorit të QSUT-së ku i kërkon trajtim njerëzor të koncesionarit dhe policisë ndaj mjekëve.

Denoncimi i plotë i mjekes Monika Fida me anë të një videoje në Facebook:

“Atëherë po flas live nga QSUT, jam mjeke konsulente pranë shërbimit të Dermatologjisë, pranë konsultave të Dermatologjisë, duhet të trajtojmë mjekët sot.

Shiheni është kohë me shi, po flas se sot shiheni bosh komplet sipërfaqja. Atje do të jap mësim unë sot tek studentët, kjo është sipërfaqja bosh këtu Kjo sipërfaqe nuk lejohet që të përdoret nga mjekët që sot do të japin këtu shërbim.

Koncesionari i parkimit ka bllokuar gjithë vendet, ndërsa ne bluzat e bardha që deri dje ishim heronjtë, nuk lejohemi që të përdorim ambientin këtu. Kjo është gjoba që unë kam marrë, shiheni.

Pas komunikimit me nëndrejtorin e QSUT, nuk lejohemi të parkojmë, se s’ka vend QSUT për mjekët, se s’ka vend për të ofruar shërbim”,-thotë Fida.

Kjo nuk është hera e parë që mjekët dhe infermierët denoncojnë zhvatjen, që sipas tyre, po iu bëhet nga koncesionari i QSUT-së.

Ata hyjnë çdo ditë për të shkuar në punë në ambientet e kampusit, por janë të detyruar të paguajnë si të gjithë qytetarët e tjerë.

Prej dhjetorit 2018, qeveria ia ka ngarkuar menaxhimin e parkingut në QSUT Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

ShareTweetSendSend

Related Posts

14 gafat epike të Lulzim Bashës! Kreshnik Spahiu: Politikanit më budalla të 100 viteve në Shqipëri dhe Ballkan..
Aktualitet

14 gafat epike të Lulzim Bashës! Kreshnik Spahiu: Politikanit më budalla të 100 viteve në Shqipëri dhe Ballkan..

07/03/2021
Dashnor Diko i shqetësuar i nis ‘live’ mesazh gazetares në emision: Kam kaluar koronavirusin, më dhemb trupi, me zor marr frymë…
Aktualitet

Dashnor Diko i shqetësuar i nis ‘live’ mesazh gazetares në emision: Kam kaluar koronavirusin, më dhemb trupi, me zor marr frymë…

07/03/2021
Pacientja mjekes: “Ti je mbretëreshë e spitalit”! Vëllai mashtrues bëri denoncimin e fortë se nuk kishte komunikuar me asnjë mjek:  40-vjeçarja zabrdh të vërtetën
Aktualitet

Pacientja mjekes: “Ti je mbretëreshë e spitalit”! Vëllai mashtrues bëri denoncimin e fortë se nuk kishte komunikuar me asnjë mjek: 40-vjeçarja zabrdh të vërtetën

07/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In