• Kontakt
Sunday, March 7, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Debate të forta në Këshillin Politik! PD-LSI braktisin mbledhjen dhe kërkojnë të mos hiqen koalicionet! PS: Jeni qesharak, nuk mund të angazhohet ODIHR me teori por me produkt (draft)

19/09/2020
in Aktualitet, Debat
U dënua për abuzime me pronat, por për strehën e hajdutëve SHQUP ish-kryebashkiaku Frrokaj është i shkëlqyer
19
VIEWS

Mbledhja e Këshillit Politik ditën e djeshme ka vijuar me debate të forta mes palëve politike në vend. Çështja e koalicioneve dhe hapja e listave vijon të përplasë palët, të cilët ende nuk kanë gjetur një dakordësi mes tyre.

Në fillim të mbledhjes, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzuan kërkesën për të marrë ekspertizën nga ODIHR, pasi sipas tyre mazhoranca kërkon të bëjë ndryshime të njëanshme. Pasi shpalosën këtë kërkesë, përfaqësuesi i PD në tryezë Oerd Bylykbashi dhe ai i LSI Petrit Vasili braktisën mbledhjen e Këshillit Politik.

Në kërkesë, ata theksojnë se ODHIR duhet të japë mendimin e vet pikërisht për çështjet e “nxehta” që kanë ndarë palët. “Marrëveshja e 14 Janarit 2020 përmban një klauzolë themelore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve.

Sipas kësaj klauzole, në rast mosdakordësie për çështje të caktuara, do të kërkohet opinioni dhe asistenca nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kjo pikë përcakton qartë që në Këshill kriteri themelor është konsensusi dhe se çdo zgjidhje duhet të jetë e pranueshme nga palët.

Kjo klauzolë mundëson marrjen e opinionit dhe ndihmës së specializuar mbi çështjet e debatuara përpara se ato të draftohen bashkërisht me konsensus”, thuhet në letër. Ndërkohë që në reagimin për mediat pas bojkotit të mbledhjes, Bylykbashi u shpreh se do të rikthehet në tryezën e diskutimeve vetëm atëherë kur PS të ketë pranuar kërkesën e tyre.

Ai shtoi se mazhoranca po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit, duke shtuar se mendimi i ODHIR është i nevojshëm, pasi konsensusi ende nuk po gjendet. “Ne sollëm kërkesën me shkrim për të aktivizuar mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes. Ne kërkojmë zyrtarisht nga PS ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Sapo Gjiknuri të bjerë dakord ne do ulemi sërish.

Ne kemi bërë kërkesë zyrtare dhe presim përgjigje. Ne jemi të gatshëm të rikthehemi po pranuan kërkesën tonë. Ne nuk lëvizim nga kërkesat tona. PS po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit. Nëse nuk gjendet konsensus i drejtohemi ODIHR”, tha Bylykbashi.

PS kundër angazhimit të ODHIR

Por Partia Socialiste vijon të kundërshtojë kërkesën e opozitës jashtëparlamentare për angazhimin e ODHIR. Përfaqësuesi i PS në tryezën e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri në reagimin e tij për mediat u shpreh se ekspertiza e ODIHR kërkohet vetëm në momentin kur kemi një draft përfundimtar dhe jo me teori.

Gjiknuri shtoi se kjo është një tentativë për të hedhur në erë procesin dhe të krijojnë një krizë artificiale. Ai ftoi palët që të ulen në tryezë dhe të diskutojnë mbi draftin që është dorëzuar. “Të gjithë e patë që sot PD bojkotoi këshillin politik me të njëjtat qëndrime.

Kanë synim të hedhin në erë këtë proces dhe të krijojnë një krizë artificiale. Është një sebep për të mos treguar krizën e brendshme të opozitës. Këtu po bëhen sikur po zihen për procedura. ODIHR është organizatë e specializuar mbi produkte konkrete.

Ne sollëm një draft konkret. Parashikohet vota parapëlqyese për çdo kandidat. Konflikti është i stisur pasi ODIHR shprehet mbi draftin. Në tetor fillon KQZ dhe nuk mund ta çojmë konfliktin deri atëherë. Le të vijnë me rekomandime konkrete. Variantin tonë e gjeni në çdo variant europian.

Opozita nuk kërkon që të qëndrojnë në këshill. Unë i bëj thirrje, hajde të diskutojmë mbi draftin që dorëzuam. Nuk mund të kërkojnë një ekspertizë kur nuk kemi një draft. PD të bëjë njëherë koment mbi draftin. Nuk ka ndodhur që në një institucion të shkohet me ide teorike”, tha Gjiknuri.

ShareTweetSendSend

Related Posts

Lulzim Basha djeg kandidatët e PD-së në Tiranë, për aleatët
Aktualitet

Lulzim Basha djeg kandidatët e PD-së në Tiranë, për aleatët

06/03/2021
Nënkryetari i FRPD-së kërcënon Bashën: Jap dorëheqjen nëse nuk shoh të rinjtë në lista, nuk jemi gomerë që bredhim pas lidershipeve ne
Aktualitet

Nënkryetari i FRPD-së kërcënon Bashën: Jap dorëheqjen nëse nuk shoh të rinjtë në lista, nuk jemi gomerë që bredhim pas lidershipeve ne

06/03/2021
Shefja e pavionit në “Shefqet Ndroqit” i përgjigjet ish-pacientit me probleme psiqike për akuzat: “Nuk u ngopa njëherë në atë spital, donin të më v.risnin. Pashë dy që i v.ranë”!
Aktualitet

Shefja e pavionit në “Shefqet Ndroqit” i përgjigjet ish-pacientit me probleme psiqike për akuzat: “Nuk u ngopa njëherë në atë spital, donin të më v.risnin. Pashë dy që i v.ranë”!

06/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In