• Kontakt
Sunday, February 28, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

COVID-19/ MSH jep detajet e të prekurve në 24 orët e fundit, 102 qytetarë të shëruar ditën e sotme

26/08/2020
in Aktualitet, Kryesore
COVID-19/ MSH jep detajet e të prekurve në 24 orët e fundit, 102 qytetarë të shëruar ditën e sotme
32
VIEWS

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 4 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa 168 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit.

Viktimat janë një 55 vjeçare nga Tirana, një 62 vjeçar nga Lezha, një 63 vjeçar nga Librazhdi dhe një 85 vjeçar nga Elbasani, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë shpërndarja gjeografike e rasteve të evidentuara me Covid-19 gjatë 24 orëve është si vijon: 76 raste në Tiranë, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Krujë, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Lushnje, 4 raste në Fier, Elbasan, Berat, Gjirokastër, 2 raste në Vlorë, Kamëz, Selenicë, Klos dhe nga 1 rast në Devoll, Mirditë, Librazhd, Mat, Pogradec, Malësi e Madhe, Kolonjë.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:

Nisur nga situata epidemiologjike e përhapjes së infeksionit SARS-COV2 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojë në përditshmëri masat për frenimin e përhapjes së virusit:
Vendosni detyrimisht maskën apo barrierë mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk është e mundur mbajtja e distances.

Kujdesuni për higjenën vetjake. Ruani distancën mbi 1.5 metër në ambientet publike; Shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit. Bizneset dhe institucionet publike të zbatojnë më përpikmëri protokollet e sigurisë të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të COVID19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit tonë janë kryer 878 testime. 102 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4633 që nga fillimi i epidemisë.

Nga totali i testimeve, 168 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Krujë, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Lushnje, 4 raste në Fier, Elbasan, Berat, Gjirokastër, 2 raste në Vlorë, Kamëz, Selenicë, Klos dhe nga 1 rast në Devoll, Mirditë, Librazhd, Mat, Pogradec, Malësi e Madhe, Kolonjë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 164 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, në dy spitalet COVID po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 55 vjeçare nga Tirana, një 62 vjeçar nga Lezha, një 63 vjeçar nga Librazhdi, një 85 vjeçar nga Elbasani, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se, nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar, të kontaktoni menjëherë mjekun e familjes ose të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (26 Gusht 2020)
Testime totale 58752
Raste pozitive 8927
Raste të shëruara 4633
Raste Aktive 4031

Humbje jete 263 (Qarku Tiranë 124, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13, Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2037
Durrës 518
Shkodër 298
Fier 173
Lezhë 190
Korçë 201
Vlorë 143
Kukës 139
Elbasan 149
Berat 80
Gjirokastër 50
Dibër 53

ShareTweetSendSend

Related Posts

Aurela promovon Bashën… si timonier! Erion Braçe e kap në shkelje të rëndë Lulin: Vërë rrypin o rryp apo nuk je zgjuar akoma dhe ëndërron sikur ke hequr ligjin e “rrypit”!  (Foto)
Aktualitet

Aurela promovon Bashën… si timonier! Erion Braçe e kap në shkelje të rëndë Lulin: Vërë rrypin o rryp apo nuk je zgjuar akoma dhe ëndërron sikur ke hequr ligjin e “rrypit”! (Foto)

28/02/2021
Përpiquni t’i izoloni të moshuarit, ndryshe do pendoheni! Deputeti socialist Baraj humb nënën nga COVID, dedikimi prekës: Kur e dëgjoja tek rënkonte…
Aktualitet

Përpiquni t’i izoloni të moshuarit, ndryshe do pendoheni! Deputeti socialist Baraj humb nënën nga COVID, dedikimi prekës: Kur e dëgjoja tek rënkonte…

28/02/2021
Kryemadhi si Luli në gënjeshtra! Publikon video-mesazhin dhe zbulon ku do të përqendrohet fokusi i LSI: Ne e mbajmë fjalën!
Aktualitet

Kryemadhi si Luli në gënjeshtra! Publikon video-mesazhin dhe zbulon ku do të përqendrohet fokusi i LSI: Ne e mbajmë fjalën!

28/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In