• Kontakt
Tuesday, April 13, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Bota

COVID-19, Merkel: Lëvizim mbi shtresë shumë të hollë akulli, s’jemi në fazën e fundit, por të parë pandemisë

23/04/2020
in Bota
COVID-19, Merkel: Lëvizim mbi shtresë shumë të hollë akulli, s’jemi në fazën e fundit, por të parë pandemisë
66
VIEWS

Fjalimi i kancelares Merkel të enjten në Bundestagun e rralluar për shkak të Coronës u ndërpre disa herë nga duartrokitjet. Në krizën e Coronës ajo bëri thirrje që të mos hiqet dorë nga disiplina dhe durimi. Shifrat e infeksioneve të reja janë në rrugën e duhur, por ky është një sukses i ndërmjetëm, tha Merkel.

“Pikërisht sepse shifrat të japin shpresë, ndjehem e detyruar të them, se ky rezultat i ndërmjetëm është i brishtë. Ne lëvizim në një shtresë të hollë akulli, mund të thuash edhe shumë të hollë akulli.” Nuk jemi në fazën e fundit por të parë pandemisë, tha Merkel. Kjo është e vërteta. Sidomos me “përqëndrim dhe durim” në fillim mund të mënjanojmë që “të kalojmë nga një shutdown në tjetrin apo të izolojmë grupe njerëzish me maj e të jetojmë me gjendje të tmerrshme në spitalet tona”, tha Merkel.

Në fjalimin e saj Merkel theksoi, se nuk ka pasur vendim më të vështirë në mandatin e saj si kancelare, se sa ai që mori për sakrifikimin e disa të drejtave e lirive personale. Kjo pandemi është një mbingarkesë për demokracinë, u shpreh Merkel. Por kufizime të forta janë të nevojshme. Ato janë të nevojshme për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e çdo njeriu. Merkel kritikoi landet gjermane që pas ujdisë mes federatës e landeve ndoqën secili rrugën e vet, si për shembull në drejtim të mbajtjes së detyruar të maskës.

Europa -fati ynë i përbashkët

Europa dhe kriza në të cilën po i fut Corona vendet e Bashkimit Europian ishte po ashtu në fokus të fjalimit të kancelares gjermane. Merkel tha, se në dy vitet e ardhshme do jenë të nevojshme shuma më të mëdha në buxhetin europian që edhe vendet e tjera të rimëkëmben. Programet ekonomike do të duhet të japin impulse për ekonominë europiane. Ne jemi një bashkësi që na lidh fati i përbashkët e duhet ta tregojmë këtë këto ditë të pandemisë. “Europa nuk është Europa nëse nuk e kupton veten si Europë e nëse nuk ndihmon në raste emergjente”, theksoi Merkel. Nuk duhet të kemi iluzione, do jetë një periudhë e gjatë e vështirë.

Merkel u shpreh kundër borxheve të përbashkëta në BE për përballimin e krizës. Edhe sikur të jetë vullneti politik, për këtë duhet të vendosin parlamentete e shteteve anëtare për dhënien e një pjese të kompetencave buxhetore të BE. Por “ky do të ishte një proces që kërkon shumë kohë dhe jo një proces që ndihmon drejtpërdrejt në situatën aktuale.”(DW)

Share5TweetSendSend

Related Posts

Drogë me tonelata në brigjet e kryeqendrës së BE-së
Bota

Drogë me tonelata në brigjet e kryeqendrës së BE-së

06/04/2021
Franca, teknikisht në recension ekonomik
Bota

Në Shqipëri skandal çdo ditë nga opozitarët e çakërdisur duke shkelur ligjin anticovid! Në Francë disa ministra rrezikojnë 1 vit burg dhe 15 mijë euro gjobë, darkuan pa maska

05/04/2021
Vaksina kineze Sinovac krijon imunitet tek 97% e të vaksinuarve
Bota

Vaksina kineze Sinovac krijon imunitet tek 97% e të vaksinuarve

05/04/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In