• Kontakt
Wednesday, April 14, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çmimi i naftës, Shqipëria e treta në botë: Lë pas Zvicrën, Monakon, Britaninë e Madhe dhe Greqinë

30/04/2020
in Aktualitet, Kryesore
Çmimi i naftës, Shqipëria e treta në botë: Lë pas Zvicrën, Monakon, Britaninë e Madhe dhe Greqinë
79
VIEWS

Shqipëria ka arritur vendin e tretë në rang global sa i takon çmimit të lartë të naftës. Sipas indeksit që publikon agjencia ndërkombëtare ‘Global Petrol Prices’, vendi ynë renditet pas Hong-Kongut dhe Wallis Futuna mes 162 vendeve në botë.

Shqipëria ka lënë pas për herë të parë Monakon, Zvicrën, Britaninë e Madhe dhe Greqinë, shtete që historikisht kanë patur çmim më të lartë të hidrokarbureve se ne.

Në Hong Kong një litër naftë me pakicë shitet 1.73 Dollarë, në Wallis Futuna një litër karburant kushton 1.62 Dollarë, ndërsa në Shqipëri 1.48 dollarë, ndërsa mesatarja globale është 0.84 Dollarë për litër.

Prej dy javësh karburantet në tregun e pakicës në vendin tonë variojnë mes çmimit 158 deri në 163 Lekë, duke reflektuar me rreth 20 Lekë uljen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Çmimi i naftës për një fuçi në tregjet globale ka arritur në 25 Dollarë, duke kapur vlerat më të ulta historike, ndërsa një javë më parë kuotat e rezerva për Majin u shitën me vlera negative, në mënyrë që kompanitë të hiqnin kostot e stoqeve për shkak të rënies së kërkesës nga pandemia.

Shoqata e Hidrokarbureve ka sqaruar për televizionin se çmimet e naftës në vend nuk janë shumë fleksibël me tregjet e huaja për shkak të taksave që i janë vendosur, argument të cilin e bën edhe agjencia ‘Global Petrol Prices’.

Në Shqipëri janë 91.7 Lekë taksa te çmimi i një litri, pa llogaritur blerjen e lëndës dhe kostot e transportit dhe operacioneve të shitjes, çka bën që rënia e vlerës së saj në tregje të reflektojë më pak.

Share3TweetSendSend

Related Posts

“Numri ID përdoret kudo”! Koordinatori i IT në PD: Nuk aludoj dot që të dhënat janë marrë nga e- Albania
Aktualitet

“Numri ID përdoret kudo”! Koordinatori i IT në PD: Nuk aludoj dot që të dhënat janë marrë nga e- Albania

13/04/2021
Shqetësimi nga Greqia: Stërvitja e NATO-s e rrezikshme, na vë nën kërcënimin rus
Aktualitet

Shqetësimi nga Greqia: Stërvitja e NATO-s e rrezikshme, na vë nën kërcënimin rus

13/04/2021
Pasi dogji Luan Ramën, Ilir Meta sponsorizon kandidaten “adoleshente” në Vlorë si specialiste e re e Shpk LSI
Aktualitet

Pasi dogji Luan Ramën, Ilir Meta sponsorizon kandidaten “adoleshente” në Vlorë si specialiste e re e Shpk LSI

13/04/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In