• Kontakt
Sunday, February 28, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Brukseli udhëzim SPAK dhe BKH: Të nisin hetimet në nivele të larta! Duam të shohim politikanë të a.rrestuar dhe d.ënuar

07/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
Brukseli udhëzim SPAK dhe BKH: Të nisin hetimet në nivele të larta! Duam të shohim politikanë të a.rrestuar dhe d.ënuar
11
VIEWS

Bashkimi Europian ka kërkuar nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Byronë e Hetimit, të nisin hetimet në nivele zyrtarësh të lartë.

Dje u prezantua progres-raporti për Shqipërinë, ku ka vlerësime për luftën ndaj korrupsionit, por problematike shihet mungesa e dënimeve për zyrtarët e lartë.

Për këtë arsye është kërkuar që të hetohen rastet në nivel politik. “Janë bërë përpjekje të mëtejshme drejt krijimit të një rekordi solid në luftën kundër korrupsionit, megjithëse mbetet një objektiv afatgjatë që vazhdon të kërkojë përpjekje të mëtejshme të strukturuara dhe të qëndrueshme.

Ndërsa numri i hetimeve në vazhdim mbetet i lartë, deri më sot, dënimet përfundimtare në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten të kufizuara. Organet e sapo themeluara, të specializuara anti-korrupsion (SPAK dhe Gjykatat Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) pritet të forcojnë ndjeshëm kapacitetin e përgjithshëm për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin.

Megjithatë, në përgjithësi, korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një shqetësim serioz”, thuhet në raport.

Veprimet e autoriteteve

Sipas Bashkimit Europian ka përpjekje në Shqipëri për të luftuar korrupsionin, i cili është i përhapur në shumë sektorë. Po ashtu aty përmendet dhe vetingu, i cili ka larguar nga sistemi të korruptuarit. “Autoritetet shqiptare forcuan kapacitetet operacionale, koordinuese dhe monitoruese në luftën kundër korrupsionit, duke përmbushur kështu kushtin për organizimin e mbledhjes së Parë Ndërqeveritare.

Shqipëria i ka vijuar përpjekjet e saj drejt krijimit të një regjistri solid në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve të korrupsionit. Megjithëse verifikimi i anëtarëve të gjyqësorit është një proces administrativ, është e rëndësishme të vlerësohen rezultatet konkrete nga Shqipëria për të luftuar korrupsionin.

Këto përfshijnë shkarkimin nga detyra të një numri gjyqtarësh të rangut të lartë, duke përfshirë nivelin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Në vitin 2019, kishte dy dënime përfundimtare për korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë të gjyqësorit”, thuhet më tej.

Sipas raportit, në vitin 2019, kishte 262 dënime të shkallës së parë që përfshinin zyrtarë të rangut të ulët ose të mesëm përveç 294 dënimeve të shkallës së parë në 2018. Në 2019, kishte 246 dënime përfundimtare në nivelin e apelit që përfshinin zyrtarë të rangut të ulët ose të mesëm përveç 289 dënimet përfundimtare në 2018.

Vetingu dhe SPAK

Një ndër kushtet e vendosura nga BE ishte funksionalizimi i SPAK dhe nisja e punës për Byronë Kombëtare të Hetimit. Në raport përmendet gjithë puna që është bërë në këtë aspekt. “Themelimi i Strukturës Speciale Antikorrupsion (SPAK) u finalizua në vitin 2019 me caktimin e Kryeprokurorit Special në dhjetor.

Me 13 nga 15 Prokurorë Specialë të emëruar, Zyra e Prokurorisë Speciale është plotësisht funksionale. Më 30 korrik 2020 Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit u emërua gjithashtu nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe filloi me kryerjen e funksioneve të tij”, thuhet aty.

Më tej përmendet procesi i vetingut. Aty thuhet se procesi po ecën para dhe ka rezultate të kënaqshme. “Rivlerësimi i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i vetingut) ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme, duke vijuar të prodhojë rezultate të prekshme, duke përmbushur kështu kushtin për KPGJ-në e parë.

Nën kujdesin e Komisionit Evropian, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka vijuar me mbikëqyrjen e procesit. Më shumë se 286 dosje janë përpunuar deri më tani, duke rezultuar në 62% shkarkime, kryesisht për çështje që lidhen me pasuri të pajustifikuara ose dorëheqje”, thuhet më tej. Pra përveç amerikanëve, edhe BE kërkon që tashmë të nisë reprezalja nëot radhët e pushtetarëve./Sot

ShareTweetSendSend

Related Posts

Përpiquni t’i izoloni të moshuarit, ndryshe do pendoheni! Deputeti socialist Baraj humb nënën nga COVID, dedikimi prekës: Kur e dëgjoja tek rënkonte…
Aktualitet

Përpiquni t’i izoloni të moshuarit, ndryshe do pendoheni! Deputeti socialist Baraj humb nënën nga COVID, dedikimi prekës: Kur e dëgjoja tek rënkonte…

28/02/2021
Kryemadhi si Luli në gënjeshtra! Publikon video-mesazhin dhe zbulon ku do të përqendrohet fokusi i LSI: Ne e mbajmë fjalën!
Aktualitet

Kryemadhi si Luli në gënjeshtra! Publikon video-mesazhin dhe zbulon ku do të përqendrohet fokusi i LSI: Ne e mbajmë fjalën!

28/02/2021
“E pa në Angli 7 vite më parë, tani e bëri në Divjakë”! Erion Braçe publikon historinë e veçantë të gjysh Markut dhe ‘thumbon’ të gjithë ata që rrinë kafeneve
Aktualitet

“E pa në Angli 7 vite më parë, tani e bëri në Divjakë”! Erion Braçe publikon historinë e veçantë të gjysh Markut dhe ‘thumbon’ të gjithë ata që rrinë kafeneve

28/02/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In