• Kontakt
Friday, March 5, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bie agresiviteti i virusit, Skënder Brataj: 7 mutacione të Covid-19 në qarkullim

17/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
Bie agresiviteti i virusit, Skënder Brataj: 7 mutacione të Covid-19 në qarkullim
41
VIEWS

Nëse prej ditësh keni temperaturë jo të lartë ose diarre, mund të jeni prekur nga koronavirusi edhe pse tamponi ju del negativ. Mjekët kanë vënë re se në këtë periudhë është ulur agresiviteti i virusit dhe në qarkullim janë 7 mutacione te tij.

“Mbi 80% e rasteve paraqiten me temperaturë 37.5-38. Kohëzgjatja është dy deri tre ditë ose maksimumi pesë ditë. Ka raste kur u mungon shija ose nuhatja, por nuk shfaqin shenja të tjera pulmonare. Kemi vënë re dhe prekje te aparatit tretës të shoqëruara me diarre.

Edhe nga studimet e fundit theksohet se janë 6-7 mutacione të virusit gjë që shpjegojnë këto forma të tij. Duket çudi sot kur në familje një është i sëmurë dhe nuk sëmuret dikush tjetër. Pra kjo tregon pafuqinë e virusit”, u shpreh Brataj për A2.

Shefi i Urgjencës Kombëtare tregon për A2 se ka rënie të infeksionit dhe rasteve të rënda gjë që është reflektuar në numrin e thirrjeve drejt 127. Vetëm 24 orët e fundit kanë raportuar 300 persona për shqetësime për koronavirus, nga 600 që ishin më parë thirrjet ditore. Për Skënder Bratajn në uljen e virulencës kanë ndikuar temperaturat e larta dhe detyrimi i protokolleve mbrojtëse.

“Në verë jetojmë të gjithë jashtë, në ambiente të hapura, ku përqindja e virusit është e ulët. Temperaturat e larta ndikuan në uljen e virulencës si dhe marrja e masave dha efekte pozitive në parandalimin e përhapjes së infeksionit”, tha Brataj.

Por me hapjen e shkollave dhe rikthimin në punë pas pushimeve, parashikohet rritje e infektimeve. Nga specialistët ende nuk dihet se si do të jetë sjellja e koronavirusit në dimër në mbivendosje me gripin e stinës.

Sa i përket shqetësimit në popullatë për vdekjet në moshat aktive, Skënder Brataj tregon disa nga arsyet që çojnë 40–50 në humbje jetë.

“Moshat më të papërmbajtura janë adoleshentët, por prindërit e tyre janë 40-60-vjeçarët. Ata e çuan infeksionin në banesë. Për sëmundshmërinë ne dimë që veç faktit që je i sëmurë, stilit të jetesës, ushqyerjes, faktor i rëndësishëm është dhe gjenetika, nëse jemi apo jo të predispozuar për t’u prekur nga disa sëmundje”, shtoi Brataj.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare iu bën thirrje qytetarëve që protokollet mbrojtëse t’i bëjnë pjesë të jetës pasi koronaviriusi do të bashkëjetojë gjatë me ne.

ShareTweetSendSend

Related Posts

VIDEO/ Rama, ironi me Kryemadhin që po ‘sheh filxhan’: Një ‘L’ që flet pas kurrizit tënd me këtë ‘E’! Kush është ky që vjen vërdallë motra(?)
Aktualitet

VIDEO/ Rama, ironi me Kryemadhin që po ‘sheh filxhan’: Një ‘L’ që flet pas kurrizit tënd me këtë ‘E’! Kush është ky që vjen vërdallë motra(?)

05/03/2021
“Filozofi” Nard Ndoka që i’u kujton shqiptarëve idiotin e mjeksisë sulmon dy zonja me vlerë: Kandidimi i Çomos e Bozos për PS do i’u kujtojnë shqiptarëve tragjedinë me tërmetin e pandeminë!
Aktualitet

“Filozofi” Nard Ndoka që i’u kujton shqiptarëve idiotin e mjeksisë sulmon dy zonja me vlerë: Kandidimi i Çomos e Bozos për PS do i’u kujtojnë shqiptarëve tragjedinë me tërmetin e pandeminë!

05/03/2021
30 vite nga eksodi drejt Italisë, Rama: Faleminderit që hapët dyer për shqiptarët
Aktualitet

30 vite nga eksodi drejt Italisë, Rama: Faleminderit që hapët dyer për shqiptarët

05/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In