• Kontakt
Sunday, March 7, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha braktis presidentin, vazhdon punën për reformën zgjedhore: PD drejt dakordësisë me PS për ta shtyrë deri në prill procesin

04/03/2020
in Aktualitet, Kryesore
Basha braktis presidentin, vazhdon punën për reformën zgjedhore: PD drejt dakordësisë me PS për ta shtyrë deri në prill procesin
71
VIEWS

Kreu demokrat Lulzim Basha duket se ka nisur të distancohet nga presidenti Ilir Meta. Pavarësisht se të hënën doli në tubimin para Presidencës, lideri i opozitës ishte mjaft i tërhequr, duke theksuar disa herë se është aty si qytetar dhe jo si politikan. Por sinjali më i fortë erdhi dje, pasi Partia Demokratike dhe Partia Socialiste u ulën sërish bashkë në tryezën e reformës zgjedhore.

Edhe pse gjatë tubimit presidenti u shpreh se reforma zgjedhore duhet të mbyllet brenda afatit të caktuar që është 15 marsi, duket se nuk mbështetet fort nga selia blu. Dakordësia mes PD-PS ka lënë në baltë kreun e shtetit, i cili në këto momente ka në krah vetëm Lëvizjen Socialiste për Integrim. Edhe përfaqësuesit e kësaj partie kanë qenë në unison me Metën, duke kërkuar që reforma zgjedhore të përmbyllet brenda 15 marsit. Por pavarësisht kundërshtive të Metës dhe LSI për shtyrjen e afatit, puna për miratimin e reformës zgjedhore po ecën normal me dakordësi të plotë mes mazhorancës, PD dhe opozitës në Parlament. Por një tjetër pikë ku palët kanë gjetur dakordësi në tryezë është edhe konsensusi për financim miks të partive.

Shtyrja e afateve

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në tryezën e reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri foli mbi shtyrjen e afateve për miratimin e zgjedhores, duke deklaruar se qëllimi është që të arrihet në një marrëveshje në parim, pastaj ndryshimet mund të votohen edhe në prill. Gjatë një reagimi për media, ai shtoi se nga 2021 kur janë zgjedhjet e radhës ka kohë të mjaftueshme duke shuar shpresat e opozitës për zgjedhje të parakohshme. “Ka akoma shumë çështje të pazgjidhura, por mos e shikoni 15 marsin si datë që të kemi të gjithë draftin. Duhet të kemi një dakordësi për të gjitha çështjet, procedura e tekstit dhe aprovimi mund të marrë edhe një muaj, por në 15 mars të kemi dakordësi për çështjet dhe më pas ekspertët të zbardhin draftet. Nëse kemi një marrëveshje për të gjitha çështjet është sukses i arritur. Marrëveshja ka rëndësi më pas gjithçka është zbardhje, në Kuvend mund ta aprovojmë edhe në prill kemi kohë edhe një vit për zgjedhjet e radhës, koha është e mjaftueshme”, tha Gjiknuri.

LSI kundër shtyrjes së afatit

Por Lëvizja Socialiste për Integrim tregoi edhe një herë se është në krah të presidentit Ilir Meta, duke dalë kundër shtyrjes së afateve për miratimin e zgjedhores. Përmes një postimi, Petrit Vasili tha se shtyrja e reformës zgjedhore do të thoshte një shkatërrim i marrëveshjes opozitë- mazhorancë, bllokimin e hapjes së negociatave me BE si dhe atë të zgjidhjes politike. “Reforma zgjedhore duhet të përfundojë brenda 15 marsit. Shtyrjet përtej 15 marsit, që kërkon të imponojë Rilindja do të thotë shkatërrim i marrëveshjes mes opozitës dhe palës së qeverisë. Shkatërrimi i marrëveshjes do të thotë bllokimi i qëllimshëm nga rilindja i hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Opozita e bashkuar ka paraqitur të gjitha propozimet për reformën zgjedhore në Këshillin Politik. Loja e rilindjes me zvarritjet, shtyrjet dhe logjikën e faktit të kryer është lojë, që i ka dalë boja. Bllokimi i reformës ka si qëllim të dëshpëruar bllokimin e zgjidhjes politike, që nxjerr vendin përfundimisht nga kriza shkatërrimtare. E gjithë përgjegjësia për bllokimin e reformës zgjedhore bie vetëm mbi Edi Ramën dhe Rilindjen”, tha Vasili.

Reagon PD

Ndërsa përfaqësuesi i PD në tryezën e reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi u shpreh dje gjatë një reagimi për media se opozita do u qëndrojë maksimalisht propozimeve që ka bërë për financimet e partive politike. “Pikësëpari të shpjegojmë propozimet e opozitës së bashkuar sot. Opozita e bashkuar ka bërë një propozim të një projektligji që rregullon në mënyrë të plotë financimin e partive dhe financimin në zgjedhje. Është qëndrimi i hershëm i yni që duhet të jetë një zgjidhje e vetme e cila garanton që jo vetëm partitë të financohen siç duhet, por edhe transparenca, që është më e rëndësishmja, të jetë e plotë dhe të mos ketë asnjë mundësi për t’u shmangur”, tha Bylykbashi./Sot/ NGA ELISJEDA KIKO

ShareTweetSendSend

Related Posts

Lulzim Basha djeg kandidatët e PD-së në Tiranë, për aleatët
Aktualitet

Lulzim Basha djeg kandidatët e PD-së në Tiranë, për aleatët

06/03/2021
Nënkryetari i FRPD-së kërcënon Bashën: Jap dorëheqjen nëse nuk shoh të rinjtë në lista, nuk jemi gomerë që bredhim pas lidershipeve ne
Aktualitet

Nënkryetari i FRPD-së kërcënon Bashën: Jap dorëheqjen nëse nuk shoh të rinjtë në lista, nuk jemi gomerë që bredhim pas lidershipeve ne

06/03/2021
Shefja e pavionit në “Shefqet Ndroqit” i përgjigjet ish-pacientit me probleme psiqike për akuzat: “Nuk u ngopa njëherë në atë spital, donin të më v.risnin. Pashë dy që i v.ranë”!
Aktualitet

Shefja e pavionit në “Shefqet Ndroqit” i përgjigjet ish-pacientit me probleme psiqike për akuzat: “Nuk u ngopa njëherë në atë spital, donin të më v.risnin. Pashë dy që i v.ranë”!

06/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In