• Kontakt
Saturday, January 23, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Avokati Idajet Beqiri tregon pse u rrah në ‘98: Më goditi Sali Lushaj pastaj më kërkoi falje

30/11/2020
in Aktualitet, Dosja X
Avokati Idajet Beqiri tregon pse u rrah në ‘98: Më goditi Sali Lushaj pastaj më kërkoi falje
123
VIEWS

“Ai është rrahur nga Izeti, unë kam qenë prezent, e ka rrahur dhe tani e ka avokat. Mua më vjen keq. Ai do që ta përziejë Izetin. Ai do që t’i marrë hakun, do që ta lërë në burg”.

Fjalitë e mësipërme të thëna nga Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës, kundrejt avokatit Idajet Beqiri, bënë që ky i fundit t’u përgjigjet nëpërmjet një prononcimi.

Avokati Beqiri thotë se personi që ka ushtruar dhunë ndaj tij në fillim të vitit 1998, ka qenë vetë Sali Lushaj bashkë me tetë banditë nga Tropoja.

Por çfarë ka ndodhur në fillim të vitit 1998, që sot po kthehet në “mollë sherri” mes ish-truprojës së Berishës dhe Idajet Beqirit. Avokati tregon gjithë ngjarjen e asaj dite, kur disa persona i janë “sulur” dhe e kanë goditur me shkopinj, grushte dhe mjete të tjera, duke e lënë të plagosur.

Në atë ngjarje, nuk mohon të ketë qenë i pranishëm Izet Haxhia, të cilin sot e mbron në procesin gjyqësor që të rinisur në Gjykatën e Tiranës për të rigjykuar dosjen për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Për rastin e dhunës së ushtruar ndaj tij, avokati Beqiri thotë se Sali Lushaj u arrestua, ndërsa përdori mikun e tij të ngushtë që të kërkonte falje për atë çfarë kishte bërë.

“Më ka ardhur në zyrë një miku i ngushtë i Sali Lushës, të cilit për etikë po i them vetëm shkurtimin e emrit, siç e njeh edhe Sali Lusha, Seja… E kishte dërguar Sali Lusha.

Më tha që Sali Lusha është në burg dhe kërkon ta falësh. Ka rënë pre e urdhrit të Sali Berishës për t’u hakmarrë ndaj teje. Pas kësaj ngjarjeje, më tha Seja, Sali Lushën do ta kesh mbrojtësin tënd më të mirë…!”, tregon Idajet Beqiri.

Ndërsa tregon se për dhunën e ushtruar ndaj tij, Izet Haxhia ishte shpallur në kërkim nga Policia. Pas disa ditësh, Haxhia është arrestuar në shtëpinë e të ndjerit Azem Hajdari, kjo sepse tregon avokati, Azemi dhe Izeti ishin shumë miq me njëri-tjetrin.

Sali Lushaj është liruar nga burgu dhe sipas Beqirit, i ka shkuar në zyrë duke i kërkuar falje për dhunën. “Pimë një kafe dhe më pohoi se i kishte urdhëruar Sala ose ‘psikopat Sala’, siç e quajti Sali Lusha”, thotë avokati.

Prononcimi i plotë

Në fakt, personi kryesor që ka ushtruar dhunë kundër meje, ishte Sali Lusha me 8 banditë të tjerë nga Tropoja. Dy ditë më parë, në fillimvitin 1998, unë dhashë një intervistë për një gazetë që tashmë nuk del më, “Modeste” titullohej. Në atë intervistë tepër të gjatë, krahas pyetjeve të tjera unë u pyeta:

“A mendoni se Sali Berisha do të futet në burg për krimet e kryera, posaçërisht për ngjarjet e marsit 1997?”. Unë u përgjigja: “Sali Berisha në burg? Ai e turpëron burgun, nuk ka vend as atje për të…”.

Kjo përgjigje u vu në titull të gazetës me germa të mëdha. Tirazhi i gazetës ishte i madh dhe intervista bëri shumë jehonë. Të nesërmen që doli gazeta me këtë intervistë unë ndodhesha para selisë së partisë tonë të Unitetit Kombëtar, përballë Hotel “P***”.

E kishim selinë në një godinë, bashkë me PD-në. Ishte ora 15:00. Sali Berisha doli nga Selia e PD-së dhe hipi në “Benz”. Më pa mua vetëm para selisë së PUK dhe i iku truri. Nuk kaluan as 10 minuta kur erdhi Sali Lusha me 8 banditët e Tropojës.

Më rrethuan dhe në asfaltin e rrugës te “Toptani” më kanë goditur me shkopinj, grushte dhe mjete të tjera, duke më lënë të plagosur. Në këtë ngjarje ka qenë dhe Izet Haxhia. “Na ndërseu Berisha”, më ka thënë më vonë në zyrë Sali Lusha.

Të 9-të këta persona u arrestuan. Nuk e pranonin krimin. Më ka ardhur në zyrë një miku i ngushtë i Sali Lushës, të cilit për etikë po i them vetëm shkurtimin e emrit, siç e njeh edhe Sali Lusha, Seja… E kishte dërguar Sali Lusha. Më tha që Sali Lusha është në burg dhe kërkon ta falësh. Ka rënë pre e urdhrit të Sali Berishës për t’u hakmarrë ndaj teje.

Pas kësaj ngjarjeje, më tha Seja, Sali Lushën do ta kesh mbrojtësin tënd më të mirë…! Me Sejën kishim një marrëdhënie të mirë avokat-klient. Më thirri prokurori te “Burgu 313″, për të realizuar procesin e njohjes së personave që më plagosën mua. Kishin rreshtuar 30 të burgosur në izolim dhe unë duhet të tregoja 9 banditët që më dhunuan. Unë i tregoja me gisht në sy të tyre, duke thënë…”Është ky… është ky… etj.”

Kur erdhi radha e Sali Lushës, unë iu drejtova atij drejtpërdrejtë: Po ti ishe? Sali Lusha u step dhe uli kokën… Ky, i thashë prokurorit, është burrë. Po të ketë qenë në vendngjarje me këta bashkëpunëtorët e tjerë, e thotë vetë! Sali Lusha nuk foli. Atëherë unë i thashë prokurorit:

Atëherë, ky Sali Lusha nuk ka qenë, po të ishte, ky është burrë dhe do e pranonte vet”. Mbi bazën e deklarimit tim, Sali Lusha u lirua nga burgu. Të tjerët u mbajtën në burg, ndërsa Izet Haxhia u shpall person në kërkim. Pas disa ditësh e kapën te shtëpia e Azem Hajdarit. E kishte mbajtur të strehuar në shtëpinë e vet Azemi, sepse ishin shumë miq me njëritjetrin.

Sali Lusha të nesërmen që u lirua nga burgu ka ardhur në zyrën time në selinë e PUK së bashku me Sejen dhe më ka kërkuar falje. Pimë një kafe dhe më pohoi se i kishte urdhëruar Sala ose “psikopat Sala”, siç e quajti Sali Lusha. Kjo është e vërteta e kësaj ngjarjeje që bëri shumë bujë në atë kohë në gazeta e televizione. Me atë rast unë kam dhënë një konferencë për shtyp në prani të disa ambasadorëve të huaj dhe gazetarëve.

Sali Lusha është një njeri që e kanë përdorur dhe keqpërdorur në mënyrë të vazhdueshme. Fillimisht ish-Sigurimi i Shtetit, pastaj ish-SHIK-u i Gazidedes dhe në mënyrë permanente është keqpërdorur nga Sali Berisha, si në rastin konkret me intervistën që ka dhënë në Gazetën “Panorama“, e cila nga çdo pikëpamje ishte sa qesharake dhe e pavërtetë, aq edhe groteske dhe e pabesueshme. Kur të vij si dëshmitar në gjyq, do mësoni të vërtetat dhe papërgjegjshmërinë ekstreme të Sali Lushës sidomos në raport me Haklajt, Jaho Mulosmanin dhe Izet Haxhinë.(panorama.al)

Related Posts

Habit Gazment Bardhi: S’dimë si do jetë fleta e votimit! Rusmalin e propozoi PS!
Aktualitet

Habit Gazment Bardhi: S’dimë si do jetë fleta e votimit! Rusmalin e propozoi PS!

22/01/2021
Perla e ditës: Ylli Baka vlerësohet si “Mjeshtër i Madh” nga juria kompetente e Presidencës, mes të tjerash se është gjysëm skraparli e ka miliona klikime në Youtube
Aktualitet

Perla e ditës: Ylli Baka vlerësohet si “Mjeshtër i Madh” nga juria kompetente e Presidencës, mes të tjerash se është gjysëm skraparli e ka miliona klikime në Youtube

22/01/2021
Kushtetuesja pranon Metën, kalon për shqyrtim padia qesharake për shembjen e Teatrit Kombëtar
Aktualitet

Kushtetuesja pranon Metën, kalon për shqyrtim padia qesharake për shembjen e Teatrit Kombëtar

22/01/2021

NA NDIQ NË FACEBOOK

  • 38.2k Fans

LAJMET E FUNDIT

Pse Basha fshihet çdo 21 janar?

Pse Basha fshihet çdo 21 janar?

22/01/2021
Habit Gazment Bardhi: S’dimë si do jetë fleta e votimit! Rusmalin e propozoi PS!

Habit Gazment Bardhi: S’dimë si do jetë fleta e votimit! Rusmalin e propozoi PS!

22/01/2021
Vetëm një pyetje, miliarderi jep 1 milion dollarë për atë që gjen përgjigjen

Vetëm një pyetje, miliarderi jep 1 milion dollarë për atë që gjen përgjigjen

22/01/2021
Perla e ditës: Ylli Baka vlerësohet si “Mjeshtër i Madh” nga juria kompetente e Presidencës, mes të tjerash se është gjysëm skraparli e ka miliona klikime në Youtube

Perla e ditës: Ylli Baka vlerësohet si “Mjeshtër i Madh” nga juria kompetente e Presidencës, mes të tjerash se është gjysëm skraparli e ka miliona klikime në Youtube

22/01/2021
Historia prekëse: Qeni ndjek ambulancën që merr pronarin e tij dhe për gjashtë ditë radhazi e pret jashtë spitalit

Historia prekëse: Qeni ndjek ambulancën që merr pronarin e tij dhe për gjashtë ditë radhazi e pret jashtë spitalit

22/01/2021
Kushtetuesja pranon Metën, kalon për shqyrtim padia qesharake për shembjen e Teatrit Kombëtar

Kushtetuesja pranon Metën, kalon për shqyrtim padia qesharake për shembjen e Teatrit Kombëtar

22/01/2021
O popull, votoni partitë e reja! PD do humbasë më keq se më 2017

O popull, votoni partitë e reja! PD do humbasë më keq se më 2017

22/01/2021
‘Nga e diela priten reshje intensive dhe përmbytje’, Porja: Ky janar i veçantë, jashtë parametrave klimatike

‘Nga e diela priten reshje intensive dhe përmbytje’, Porja: Ky janar i veçantë, jashtë parametrave klimatike

22/01/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In