• Kontakt
Tuesday, April 13, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Arti në zi/ Shuhet një tjetër yll i kinematografisë: Ndërron jetë regjisori dhe aktori Rikard Ljarja

20/04/2020
in Aktualitet, Kryesore
Arti në zi/ Shuhet një tjetër yll i kinematografisë: Ndërron jetë regjisori dhe aktori Rikard Ljarja
236
VIEWS

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja, në moshën 77-vjeçare. Mësohet se ka ndërruar jetë në banesën e tij në Tiranë, ndërsa thuhet se ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Vdekja e regjisorit është një humbje e madhe për kinematografinë shqiptare, por edhe për familjen, e cila do të përcjellë për në banesën e fundit të dashurin e saj, me një rreth të ngushtë, për shkak të situatës me COVID-19. Kujtojmë se Rikard Ljarja ishte i martuar me aktoren e njohur Marjeta Ljarja.

JETËSHKRIMI I LJARJAS
Rikard Ljarja, lindi në 1 prill të 1943 në Shkodër, ndërsa njihet nga shqiptarët për rolet e tij në teatër dhe në kinematografinë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në Televizionin Publik Shqiptar.

Filmografia
Viktimat e Tivarit (1996)
Fletë të bardha – (1990) Shoku Emir
Pesha e kohës – (1988), Vasili
Rrethi i kujtesës – (1987), Mjeku
Në prag të jetës – (1985), Andrea
Pranverë e hidhur – (1985) Xha Teli
Skëterrë ’43 – (1980), Andrea
Radiostacioni – (1979) Komandanti
Në pyjet me borë ka jetë – (1978), Luka
Ilegalët – (1976) Tosti
Në fillim të verës – (1975) I deleguari i qarkorit
Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqo Tipografi
Rrugë të bardha – (1974) Deda
Shpërthimi – (1974) Inxhinjer Iliri
Ndërgjegja – (1972) Fitimi
Yjet e netëve të gjata – (1972)……xhandari
Kur zbardhi një ditë – (1971) Komisari
Plagë të vjetra – (1968)…….Naimi
Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)..Perlati
Duel i heshtur – (1967) Skenderi
Komisari i dritës – (1966) Dritan Shkabaj
Monumenti

Regjisor
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)
Dita e parë e emrimit – (1981)
Sketerre 43 – (1980)
Radiostacioni – (1979)
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)

Skenarist
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)

ShareTweetSendSend

Related Posts

Basha tregon sakrificat dhe lutet: I kam rënë vendit cep më cep, jam lodhur. Kam nevojë për ju
Aktualitet

Qeshni me “profesor” Lulin! Studentëve mediokër që e dëgjojnë: Gjysmën e mësimit do ta keni teori, gjysmën praktikë

13/04/2021
Luli Basha gjumash: Çfarë “cope mishi” Ori kandidatja “përse”për deputete e Lulit! Nuk e kupton se për çfarë gjumi akuzohet shefi i saj, deliron: Kanë fjetur me të apo kanë qejf të flejnë
Aktualitet

Luli Basha gjumash: Çfarë “cope mishi” Ori kandidatja “përse”për deputete e Lulit! Nuk e kupton se për çfarë gjumi akuzohet shefi i saj, deliron: Kanë fjetur me të apo kanë qejf të flejnë

13/04/2021
“Mblidh rrypat sa nuk është vonë”! Juristi Romeo Kara ia thotë troç Albin Kurtit: Ke shkelur ligjin për partitë politike në Shqipëri!
Aktualitet

“Mblidh rrypat sa nuk është vonë”! Juristi Romeo Kara ia thotë troç Albin Kurtit: Ke shkelur ligjin për partitë politike në Shqipëri!

13/04/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In