• Kontakt
Saturday, March 6, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Amerikanët rrëzojnë puçin anti-reformë të politikës përmes rekomandimeve të Venecias, Meta-Ruçi tërhiqen nga planet, KED shtyn konkluzionet

26/08/2020
in Aktualitet, Kryesore
Amerikanët rrëzojnë puçin anti-reformë të politikës përmes rekomandimeve të Venecias, Meta-Ruçi tërhiqen nga planet, KED shtyn konkluzionet
34
VIEWS

Planet e politikës për të tjetërsuar reformën në drejtësi duket se nuk do të bëhen realitet. Reforma e nisur në 2016 është përballur gjatë 4 viteve me sulme, anatemime dhe tentativa për të sabotuar gjithçka, por duket se falë partnerëve ndërkombëtarë procesi po vijon normalisht.

Në qershor të këtij viti pati një sërë lëvizjesh të dyshimta nga ana e politikës, pasi u tentua të shfrytëzoheshin rekomandimet e Komisionit të Venecias për të tjetërsuar reformën në drejtësi. Venecia në raportin që solli për emërimet në Gjykatën Kushtetuese shprehej se ka nevojë për ndryshime ligjore. Por ai që mori flamurin që të ndiqte këtë proces ishte presidenti Ilir Meta.

Presidenti doli madje dhe në një konferencë për shtyp ndërsa më pas hodhi dhe hapin e radhës ku më 30 qershor pati dhe një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi ku u ra dakord për të zbatuar rekomandimet e Venecias. Presidenti shkoi deri aty sa deklaroi se të gjitha institucioneve do u dërgojë nga një dosje me rekomandime se si duhet të veprojnë në kuadër të rekomandimeve të Venecias, mbi procedurat që duhen ndjekur, aktet që duhen nxjerrë dhe ndryshimet ligjore.

Nga ana tjetër vetë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të hartonte një raport me adresimin e rekomandimeve të Venecias. Ajo që u ngarkua me këtë detyrë ishte gjyqtarja Marsida Xhaferllari, edhe pse rekomandimet erdhën pikërisht për shkak të konfliktit mbi mandatin e saj. Por teksa politika po tentonte të tjetërsonte reformën, në mes hyri ambasadorja amerikane. Yuri Kim pati takime me anëtarët e KED, me kreun e Kuvendit dhe zyrtarë të tjerë ku u tregua e qartë se nuk ka ndryshim të ligjeve të reformës.

Rrëzimi i planit

Gazeta u interesua pranë institucioneve të drejtësisë dhe Kuvendit, të cilat bënë me dije se nuk u ka ardhur asnjë rekomandim nga presidenti se si duhet të veprojnë mbi rekomandimet e Venecias. Ky është një hap që tregon se kemi një tërheqje të presidentit, i cili me një lëvizje të tillë do të shkelte pavarësinë e sistemit gjyqësor.

Elementi tjetër është se vetë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e ka kaluar në plan të dytë raportin e Venecias. Kanë kaluar më shumë se 2 muaj dhe KED ende nuk ka arritur në një konkluzion se si i sheh këto rekomandime. Nga ana tjetër Kuvendi nuk ka asnjë plan për të bërë ndryshime ligjore.

Gazeta u interesua pranë anëtarëve të Këshillit të Legjislacionit dhe të gjithë e përjashtojnë si mundësi ndërhyrjen në ligjet e reformës. Fokusi i PS do të jetë te zgjedhjet dhe jo te ndryshimet ligjore. Pra duket se skenari për të kapur reformën përmes rekomandimeve të Venecias është venitur. Padyshim kjo falë presionit ndërkombëtar. Ambasadorja amerikane e deklaroi disa herë se nuk do të ketë tjetërsim të reformës.

Madje përmes një editoriali u shpreh qartë se është Kushtetuesja ajo që vendos nëse ka nevojë për rregullime dhe jo politika. Megjithatë nuk duhet harruar se presidenti po bën gjithçka për të futur të besuarit e tij në Kushtetuese. KED ka në dorë një vakancë ku garojnë emra që Meta i ka mjaft përzemër. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.

ShareTweetSendSend

Related Posts

“Nuk e di nëse e meritoj! Mikëpritje befasuese, si film”: Rama mbetet i befasuar nga çmimi që merr në Itali! Kryetari i Këshillit i jep dhuratën që nuk e priste: Është i madh, në përmasat e tua!
Aktualitet

“Nuk e di nëse e meritoj! Mikëpritje befasuese, si film”: Rama mbetet i befasuar nga çmimi që merr në Itali! Kryetari i Këshillit i jep dhuratën që nuk e priste: Është i madh, në përmasat e tua!

06/03/2021
Kush qëndron pas vrasjeve të shqiptarëve? Zbardhet raporti për trazirat e 1997-ës që shokuan botën, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta, tregon rolin e Sali Berishës dhe ish-kreut të SHIK
Aktualitet

Kush qëndron pas vrasjeve të shqiptarëve? Zbardhet raporti për trazirat e 1997-ës që shokuan botën, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta, tregon rolin e Sali Berishës dhe ish-kreut të SHIK

06/03/2021
Miratohet rezoluta, PE kërkon të nisin menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, kushtet e Brukselit janë realizuar
Aktualitet

Miratohet rezoluta, PE kërkon të nisin menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, kushtet e Brukselit janë realizuar

06/03/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In