• Kontakt
Tuesday, January 26, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Blog

Alfred Lela deliron se e ka “myt” Ramën por zihen “ndërvedi” me vllaznin e kazanit: Për Zheji & Co., që duan të luftojnë betejat e tyre me trupin tim

22/05/2020
in Blog
Alfred Lela deliron se e ka “myt” Ramën por zihen “ndërvedi” me vllaznin e kazanit: Për Zheji & Co., që duan të luftojnë betejat e tyre me trupin tim
42
VIEWS

Kam dalë i gërditur nga përballja me kryeministrin Rama mbrëmë në ‘Real story’. Së pari, ishte pandjeshmëria e tij elefanteske, e një burri dhe babai që ka folur dje me mallëngjim (fals) për të birin, të cilin e hedh në napolonin publik sa herë i duhet, siç bëri së fundmi edhe ditën e tërmetit.

Së dyti, dhembja që shihja kryetarin e Qeverisë së Shqipërisë, një ismailqemal fals, që gënjente në çdo fjali, ndërkohë që quante rrena çdo dokument që ne i vinim përballë, çdo deklaratë të institucioneve europiane që i citonim, e me radhë.

Së treti, ishin një pjesë e mesazheve që më vinin mua, por besoj edhe kolegëve të mi nga miq, të njohur, politikanë, të panjohur, e me radhë. Secili kishte një bone to pick (një sherr për të konsumuar) me Ramën. Të vetin. Që ndoshta kishte të bënte me Shqipërinë dhe fatin e saj, por me gjasë edhe jo.

Bujar Kapexhiu, për shembull, një burrë i urtë në ditë të urta, më nisi një mesazh se, pse po buzëqeshja dhe se Rama po tallej me ne. Sot Artur Zheji kishte bërë një shkrim dhe ma dërgoi me whatsapp. Si një dorashkë të ftohtë dueli shpatash. Në ndryshim nga Kapexhiu, Zheji, të paktën më pat ofruar mbështetje me një sms pas dhunës. Karikaturisti u shfaq, sa për të goditur edhe ai. Në ditë të turbullta edhe kapexhinjtë bëhen policaxhinj.

Nejse, secilit të vetën, apo jo.

Ka pasur edhe bjerrakohës në rrjetet sociale, që japin mend për çdo gjë, betejën, dhimbjen, mënyrën e jetës, çfarë duhet të mendojë tjetri, që qortonin gazetarët e përleshjes së të enjtes mbrëma me Kryeministrin ‘pse buzëqeshni’. Qeshnim, o budallenj race, se po qanim së brendshmi. Qeshnim se edhe burri që kishim përballë luante gaztorin. Ata që më kanë parë duke qeshur, duhet të kujtojnë se një prej etiketimeve të mia për kryeministrin mbrëmë ishte ‘gaztor’.

Këndelleshim, se ishte e pamundur të mos, me piruetat e Ramës, me inkonsistencat e tij, me rrenat hiperbolike, me arrogancën boshe, me aktrimin, e shumë të tjera. Qeshnim nga pafuqia, nga dhimbja se po ai po tallej, por jo me ne, sepse, secili prej nesh në atë sallë, ia tha disa fjalë, duke larë të paktën shpirtin e vet. Ai po tallej në fakt me ju, me shumicën, me ju që nuk ngriheni, por e prisni Shqipërinë dhe bythën tuaj t’ua shpëtojë Alfredi, Roberti, Agroni apo Sokoli.

Siç pritët që nga Enveri t’ju çlironte rrjedha e kohës, një mrekulli apo diversantët (të cilët po ju i vrisnit dhe spiunonit, edhe pse vinin për lirinë tuaj).

Të dielën e rënies në kthetrat e Policisë, sapo mbërrita në vendin e protestës një grua më tha ‘je shumë vonë; ku ke ke qenë; nuk na ke mbështetur’. I thashë, duke mërmëritur, se kam qenë nëpër studio televizive duke u mbrojtur pareshtur, apo para kompjuterit duke shkruar. Por kjo nuk mjafton për ‘popullin’ i cili edhe revolucionin e do qesim, nga të tjerët, nga fati.

Sipas kësaj porosie, herë tjetër po i shkoj me pisqollë Ramës në debat dhe po e vras si një avnirustem i imagjinatës suaj. Që pastaj të qeshni ju. Dhe të jeni të kënaqur. Me bythën e dhjamosur në kanapenë e shtëpisë dhe një revolucion në kokë që duhet t’jua përziejnë të tjerët si kafe turke.

Mos e prisni ndryshimin me shpenzimet e trupit dhe mendjes sime.

Move your fucking arses! /Nga Alfred Lela

Related Posts

INTERVISTA/ Carlo Bollino: E vërteta e lidhjes së Ndragetës me politikanët shqiptarë dhe ç’përmban dosja
Blog

INTERVISTA/ Carlo Bollino: E vërteta e lidhjes së Ndragetës me politikanët shqiptarë dhe ç’përmban dosja

25/01/2021
Katër muaj që demontuan Albin Kurtin
Blog

Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!

25/01/2021
Babai, bashkëshorti, “qytetari model”…Lulzim Basha
Blog

Babai, bashkëshorti, “qytetari model”…Lulzim Basha

25/01/2021

NA NDIQ NË FACEBOOK

  • 38.2k Fans

LAJMET E FUNDIT

“Plas rrjeti”/ Erion Braçe ironizon keq Lulzim Bashën pas fotos së publikuar nga bashkëshortja e kryetarit të PD-së: Pse po lexon librin ‘Ariun Masha’ me figura e pak tekst në këtë moshë?!

“Plas rrjeti”/ Erion Braçe ironizon keq Lulzim Bashën pas fotos së publikuar nga bashkëshortja e kryetarit të PD-së: Pse po lexon librin ‘Ariun Masha’ me figura e pak tekst në këtë moshë?!

26/01/2021
Përfundon pas 3 orësh takimi i shumëpritur mes Turqisë dhe Greqisë, çfarë u diskutua?

Përfundon pas 3 orësh takimi i shumëpritur mes Turqisë dhe Greqisë, çfarë u diskutua?

25/01/2021
“Ndodh për herë të parë”, Majlinda Bregu ndan informacionin e rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin: Të premten do të…

“Ndodh për herë të parë”, Majlinda Bregu ndan informacionin e rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin: Të premten do të…

25/01/2021
“Ndragheta”, Frrok Çupi: Ata që flasin në telefon janë halabakë që mburren me kryeministrin apo presidentin

“Ndragheta”, Frrok Çupi: Ata që flasin në telefon janë halabakë që mburren me kryeministrin apo presidentin

25/01/2021
I pari në vaksinim por Izraeli s’gjen “shërim”: Gati të rindalojë trafikun ajror

I pari në vaksinim por Izraeli s’gjen “shërim”: Gati të rindalojë trafikun ajror

25/01/2021
E quajtën qesharak, reagon ashpër Fahri Balliu: Nuk e lejoj, unë jam filolog, shkrimtar dhe gazetar i nderuar

E quajtën qesharak, reagon ashpër Fahri Balliu: Nuk e lejoj, unë jam filolog, shkrimtar dhe gazetar i nderuar

25/01/2021
Teodor Blushi, shembulli si një gazetar merret p.eng nga m.afia presidenciale

Bilushi i Metës shpjegon se LSI ka rimarë programin e 2009-s, për arsye mistike

25/01/2021
Italia në krizë: Kryeministri Conte jep nesër dorëheqjen

Italia në krizë: Kryeministri Conte jep nesër dorëheqjen

25/01/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In