• Kontakt
Saturday, April 17, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A ju kujtohet teatri te Piramida i PD-së , miliona euro që nuk funksionoi kurrë?! Regjizori Altin Basha tregon arsyet pse është pro shembjes së Teatrit

15/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A ju kujtohet teatri te Piramida i PD-së , miliona euro që nuk funksionoi kurrë?! Regjizori Altin Basha tregon arsyet pse është pro shembjes së Teatrit
115
VIEWS

Regjisori, Altin Basha në një intervistë për ‘Ilva Now’, është shprehur se Shqipëria ka nevojë për një Teatër të ri Kombëtar, që do të jetë i pari, pasi ai që ekziston sot është emëruar i tillë, por nuk ka qenë parashikuar që të funksionojë si teatër.

Idenë e ndërtimit të teatrit me para të buxhetit të shtetit, sipas regjisorit të njohur është ideja më e mirë e mundshme.

“Ideja për ta ndërtuar me para publike është ideja më ë e mirë e mundshme, duhet të ketë entuziazëm pasi do t’u shërbejë qytetarëve. Ai teatër e ka humbur funksionalitetin e tij 20 vjet pasi është ndërtuar.

Nuk ka qenë i projektuar për teatër, është adoptuar për teatër. Aktualisht nuk mund të quhet një teatër, e ka humbur krejtësisht funksionalitetin”, u shpreh z. Basha.

Sipas tij pjesa dërrmuese e artistëve e mbështesin idenë e ndërtimit të një teatri të ri, ndërsa solli në kujtesë dhe rastet kur vende të tjera kanë shembur teatrin kombëtar.

“Po u jap dy shembuj, Hungaria e ka shembur tre herë teatrin kombëtar. Njëherë e ka shembur për të ndërtuar hyrjen e metrosë së Budapestit. Suedia e ka shembur, ka pasur një teatër prej druri.

Nuk shoh ndonjë gjë dramatike në shembjen e asaj ndërtesë dhe ndërtimin e një teatri. Do të ishte dramatike nëse aty nuk do të ndërtohej teatër. Për sa kohë marrim më shumë salla dhe teknologji”, deklaroi regjisori.

Z. Basha duke folur për projektin e Teatrit të ri Kombëtar tha se do të jenë tri salla me një kapacitet prej 1 mijë spektatorë, ndërsa vetëm investimi në teknologji do të arrijë në 10 milionë euro.

“Ka tri salla të mbyllura, një sallë të hapur një ka kapacitet 650, një 350 dhe 150 dhe do të përdoret një teknologji nga më të përparuarat në rajon. Është marrë për model teatri kombëtar bullgar dhe ai i Maqedonisë së Veriut.

Ka një kosto shumë të madhe, 10 milionë euro vetëm në teknologji. Do të jetë një teatër jo vetëm në parametra ndërkombëtarë por një teatër jashtëzakonisht funksional. Jemi në prag të një zhvillimi shumë të rëndësishëm kulturor në këtë vend. Produkti do të jetë teatri i ri i Shqipërisë”, tha ai.

Regjisori thotë se ka një acarim artificial për këtë çështje nga ndërhyrja e politikës, duke thënë se po ndikojnë disa militantë dhe funksionarë të opozitës.

Ai kujtoi se, PD gjatë kohës kur ishte në pushtet, nuk investoi për rikonstruksionin e teatrit, por shndërroi Piramidën në teatër.

“Pjesa politike është padyshim pjesa ku nuk do të doja të hyja sepse nëse do të duhet të futem në pjesën politike do të doja t’i kujtoja të gjithë atyre që kundërshtojnë teatrin, kanë qenë në pushtet dhe kanë pasur mundësi që ti shpenzojnë ato para që kanë shpenzuar tek Piramida dhe mund t’i shpenzonin për rikonstruksionin e Teatrit, por ndërtuan një teatër që nuk funksionoi asnjë ditë, e nxorrën nga lista e mbrojtjes së monumenteve të kulturës.”, përfundoi z. Basha.

ShareTweetSendSend

Related Posts

“Boll se na turpërove”! Rama lë amanet Metën në Skrapar: Më ktheni shokun tim e vëllanë tuaj. Mundësia e fundit që mos përfundojë tek çmendina e Vlorës
Aktualitet

“Boll se na turpërove”! Rama lë amanet Metën në Skrapar: Më ktheni shokun tim e vëllanë tuaj. Mundësia e fundit që mos përfundojë tek çmendina e Vlorës

16/04/2021
Nasip Naço: Ika nga LSI se kisha probleme me lidershipin! Më 2017 refuzuan koalicionin me PS. Tani koalicion me Bashën që gënjen dhe për orën
Aktualitet

Nasip Naço: Ika nga LSI se kisha probleme me lidershipin! Më 2017 refuzuan koalicionin me PS. Tani koalicion me Bashën që gënjen dhe për orën

16/04/2021
Sali Berisha vijon të mos pendohet për “21 Janarin”! Mesazh Bashës të përgatitet për revolta nëse “fantazon” se u prekën zgjedhjet
Aktualitet

Izraelitët që paraqesin Bashën si ndryshim me 16 vite pushtet

16/04/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In