• Kontakt
Saturday, April 17, 2021
Zathur
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Kronike
  • Blog
  • Kryesore
  • Debat
  • Skandal
  • Dosja X
  • Histori
  • Nostalgji
  • Humor
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A do të anulohen koncesionet?! Rama i numëron: Nuk janë para që i jepen oligarkëve, por kontrata dhe nëse i ndërpresim i pagujmë rëndë

18/03/2020
in Aktualitet, Kryesore
Rama u bën thirrje mediave dhe jep urdhrin: Gjobë ata që nuk vetëkarantinohen!
21
VIEWS

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se koncesionet nuk do të ndërpriten. I ftuar në emisionin “Open”, ndërsa i numëroi, Rama u shpreh se koncesionet nuk janë para që i jepen oligarkëve, por para për t’i shërbyer publikut.

Po ashtu kryeministri sqaroi se koncesionet janë kontrata dhe ndërprerja e tyre do të kishte penalitete.

Rama: Ne kemi koncesionin e kontrollit mjekësor bazë, i cili në vit kushton, 8.7 milion dollarë aktualisht është pezulluar dhe faktikisht, hiqeni këtë nga lista se nuk mund të angazhojmë qendrat shëndetësore dhe njerëzit kur i themi mos dilni nga shtëpia.

Instrument mjekësorë janë instrumente që i shërbejnë operacioneve që shërbejnë në Shqipëri, sepse ndërkohë njerëzit sëmuren siç sëmureshin edhe para virusit. Nëse e ndalojmë këtë financim, do të thotë të mos i sterilizojmë më instrument mjekësorë.

Më parë është operuar me mjete të pasterilizuara siç duhej dhe Shqipëria kishte 500 mijë infeksione në vit. Koncesionet nuk janë para që i jepen oligarkëve, siç thonë ata që nuk dinë se çfarë flasin, por para për t’i shërbyer publikut. Paguajnë para që kur të bëjnë operacion mos të operohen me gërshërë të ndryshkura.

Koncesioni tjetër është përpunimi i mbetjeve në Fier Elbasan dhe Tiranë. Jeni dakord t’i ndërpresim dhe plehrat t’i bëjmë kodra? Të kemi probleme me plehrat?

Këto të gjitha bashkë, në një vit janë 20 milion dollarë. Kemi një koncesion, ose dy më saktë, që nuk janë aktive, rruga Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren. Nuk ajnë aktive.

Kemi koncesionin e dializës. Aty flitet për një thes me para që duhet t’i merren oligarkëve, por këto par nuk ju merren të ashtuquajturve oligarkë, nëse ne i ndërpresim, por i merren atyre që bëjnë dializën, atyre që bëjnë operacione, ju merret komuniteteve që kanë shpëtuar nga kodrat me plehra.

Këto miliona janë për qytetarët dhe marzhi i fitimit të këtyre kompanive është njësoj si marzhi i fitimit të çdo kompanie, asgjë më shumë asgjë më pak.

Kemi koncesionin e laboratorëve, por nuk është aktiv, nuk ka filluar. Një pjesë e koncesioneve nuk janë aktive, janë në buxhet të llogaritura, por nuk janë aktive. Kemi shkollat në Tiranë 10 milion. Nëse do të mbete këtu, nuk do ta lëmë pa bërë, por duhet të mendojmë për sot dhe nesër.

E fundit, kemi mirëmbajtjen e rrugës së Kombit dhe kemi rrugën e Arbrit, të cilat bashkë kanë 47 milion. Tek Rruga e Kombit, nëse bëjmë ndërprerje, se këto janë kontrata dhe që t’i prekësh, kthehen në penalitete dhe ajo që fiton duke i prekur, të del 5 herë më shtrenjtë se sa pa i prekur. Këto i kemi bërë ne, ka dhe një që e kemi trashëguar, që është koncesioni më idiot që unë kam parë, 15 milion dollarë për skanimin në doganë.

ShareTweetSendSend

Related Posts

“Boll se na turpërove”! Rama lë amanet Metën në Skrapar: Më ktheni shokun tim e vëllanë tuaj. Mundësia e fundit që mos përfundojë tek çmendina e Vlorës
Aktualitet

“Boll se na turpërove”! Rama lë amanet Metën në Skrapar: Më ktheni shokun tim e vëllanë tuaj. Mundësia e fundit që mos përfundojë tek çmendina e Vlorës

16/04/2021
Nasip Naço: Ika nga LSI se kisha probleme me lidershipin! Më 2017 refuzuan koalicionin me PS. Tani koalicion me Bashën që gënjen dhe për orën
Aktualitet

Nasip Naço: Ika nga LSI se kisha probleme me lidershipin! Më 2017 refuzuan koalicionin me PS. Tani koalicion me Bashën që gënjen dhe për orën

16/04/2021
Sali Berisha vijon të mos pendohet për “21 Janarin”! Mesazh Bashës të përgatitet për revolta nëse “fantazon” se u prekën zgjedhjet
Aktualitet

Izraelitët që paraqesin Bashën si ndryshim me 16 vite pushtet

16/04/2021
Zathur

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Blog
  • Bota
  • Dosja X
  • Histori
  • Humor
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Nostalgji
  • Debat
  • Diaspora
  • Skandal
  • Sociale
  • Sport

© Copyright Zathur.net - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In